Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Procesi i Berlinit në Londër,takim Murtezani- Doti

22/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në Londër mbajti takim bilateral me Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret të Mbretërisë së Bashkuar, Stiven Doti, në margjinat e Konferencës në nivel të lartë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi ishte mundësi për riafirmimin e mbështetjes së vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ministrat Murtezani dhe Doti shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet më aktuale politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e Procesit të Berlinit si kornizë kyçe politike dhe zhvillimore që për më shumë se një dekadë ka kontribuar në përforcimin e bashkëpunimit rajonal, lidhjes ekonomike dhe përputhshmërisë me standardet evropiane. Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e kësaj nisme si mekanizëm që mundëson projekte konkrete në fushat e infrastrukturës, tranzicionit energjetik, agjendës së gjelbër, lidhjes digjitale dhe kohezionit social, duke theksuar se Maqedonia e Veriut fuqishëm mbetet e përkushtuar në qëllimet e saja në Procesin e Berlinit dhe të ardhmes evropiane të të gjithë rajonit.

Theksi i veçantë gjatë bisedës u vendos në bashkëpunimin bilateral për zhvillim, i cili paraqet një nga shtyllat më të rëndësishme të partneritetit strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike, e cila gjatë dekadës së fundit ka rezultuar në zbatimin e me shumë se 160 projekteve të financuara nga buxheti britanik në fusha të ndryshme: nga qeverisja e mirë, administrata publike dhe sundimi i së drejtës, deri te promovimi i multikulturalizmit dhe gjithëpërfshirjes. Njëkohësisht, u theksua bashkëpunimi i suksesshëm në kuadër të TWINNING projekteve me partnerët britanikë në fushat e reformës policore, kontrollit të ndihmës shtetërore dhe përforcimit të kapaciteteve institucionale për barazi dhe përfaqësim të drejtë. Ministri theksoi se mbështetja britanike në kohë krize, si gjatë krizës së migrantëve dhe pandemisë COVID-19, është dëshmi e miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm midis dy vendeve.

Ministri i shtetit Doti riafirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më të gjerë, duke theksuar se edhe pas daljes nga Unioni, MB mbetet mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, ai përshëndeti dinamikën e proceseve reformuese në vend dhe konfirmoi gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, sigurisë energjetike dhe transformimit digjital.

Murtezani dhe Doti konstatuan se partneriteti i vendosur strategjik paraqet kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale, i cili do të mundësojë thellimin e mëtejshëm të dialogut politik, projekteve të përbashkëta dhe aktiviteteve të koordinuara brenda NATO-s, Procesit të Berlinit dhe nismave të integrimit evropian.

Previous Post

Aksion i madh policor në Shkup – gjah pas fajdexhinjëve

Next Post

Azizi: Ia fikëm dritat manipulimit mbi 20-vjeçar, fillon një epokë e re!

Related Posts

Maqedoni

Takim Gashi – Solstrom

22/10/2025
Maqedoni

MMPS: Maqedonia e Veriut mori rreth 2,5 milion euro nga Plani i Rritjes për rezultatet e arritura në zvogëlimin e ekonomisë informale

22/10/2025
Maqedoni

Bizismeni i njohur Ilir Sela shpreh mbështetje publike për Fisnik Melën: Dibra meriton një udhëheqës vizionar si ai

22/10/2025
Maqedoni

Berisha pas fitores në Shkup: Faleminderit qytetarëve për besimin!

22/10/2025
Maqedoni

Humbi zgjdhjet në Çair, reagon Bujar Osmani

22/10/2025
Maqedoni

Azizi: Ia fikëm dritat manipulimit mbi 20-vjeçar, fillon një epokë e re!

22/10/2025
Next Post

Azizi: Ia fikëm dritat manipulimit mbi 20-vjeçar, fillon një epokë e re!

Takim Gashi – Solstrom

22/10/2025

BBVK 4 po vjen së shpejti, publikohen pak pamjet brenda shtëpisë

22/10/2025

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë edhe më të ashpër për Serbinë

22/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk