Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

“Prisnim të fejohej” – flet babai i 33-vjeçarit të vrarë në Shkodër

06/01/2025
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Babai i 33-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Shkodër, Ramazan Mataj ka bërë thirrje për drejtësi

Në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit, ai kërkon nga autoritetet arrestimin e menjëhershëm të autorëve, por thotë se 33-vjeçari nuk ka pasur probleme me askënd.

Ai shprehet se djali i tij do të fejohej së shpejti.

“Komunikimi i fundit në orën 8:20 kur doli nga shtëpia. Do takoj dikë tha, nuk di asgjë tjetër. Nuk më është përgjigjur në telefon. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askën. Kemi qenë për një kafshatë bukë.Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë”.

“Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.Ne kemi lidhje vetëm punë shtëpi. Nuk kemi asnjë dyshim, po të kishim dyshime do kishim vepruar brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur”– tregoi babai, raporton Top Chanel.

Ramazan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, banorë të fshatit Dragoç një ditë më parë.

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai ka qëndruar në Belgjikë, aty ku aktualisht ndodhet edhe vëllai dhe prej një viti ishte kthyer në Shqipëri.

Mataj ka bërë punë ditore në ndërtim në Mal të Zi dhe nuk rezulton të ketë precedent penalë.

Previous Post

Fetai: Garantoj se licencat për edukatorët shqiptar do të jenë në gjuhën shqipe(VIDEO)

Next Post

Çfar është virusi HMPV që po përhapet në Kinë

Related Posts

Shqipëri

Shqipëria avancon në rrugën drejt BE-së – hapen katër kapituj të ri të negociatave

16/09/2025
Shqipëri

Shqipëria hap katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

16/09/2025
Shqipëri

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

15/09/2025
Shqipëri

“Leskovac”, Vuçiç konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

14/09/2025
Kosovë

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Shqipëri

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE më 16 shtator

13/09/2025
Next Post

Çfar është virusi HMPV që po përhapet në Kinë

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet

16/09/2025

Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk