Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Presidentja e Kosovës kërkon të ruhet integriteti i procesit zgjedhor

13/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri thirrje sot që të ruhet siç tha integriteti i procesit zgjedhor të 9 shkurtit, mes kritikave me të cilat po përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vonesat në numërimin votave të hedhura të dielën dhe problemet që u shfaqen në faqen internetit të këtij institucioni në publikimin e rezultateve të partive politike.

Komentet e Presidentes Osmani pasuan një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, i cili sipas një komunikate të zyrës së saj e ka siguruar Presidenten Osmani se Komisioni është duke punuar për të garantuar që çdo votë e hedhur për partitë politike të konfirmohet edhe gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve.

Në komunikatë citohet presidentja Osmani të ketë kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe për të garantuar respektimin e plotë të vullnetit të qytetarëve duke rikonfirmuar çdo votë edhe nëpërmjet numërimit me dorë, përveç atij të bërë në sistemin elektronik.

Edhe koalicioni i organizatave të shoqërisë civile për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që pa vonesa dhe në mënyrë transparente të ndajë informacione për ecurinë e procesit të numërimit duke nënvizuar se duke mos i “ndarë informatat me kohë dhe në mënyrë transparente, KQZ-ja do të mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve në rezultatet e zgjedhjeve, gjë që është e papranueshme, sidomos pas një dite të zgjedhjeve demokratike”.

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të mbetura, vëzhguesit thonë se rezultati i zgjedhjeve ka lënë të hapura shumë mundësi për formimin e qeverisë së re të vendit. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave.

Deri tani kjo lëvizjë e cila prin me rreth 41 për qind të votave, ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partitë opozitare. Dy nga partitë opozitare Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër ndonjë koalicioni me partinë në pushtet por të hapura për negociata me partitë e opozitës. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se rezultati i së dielës nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën dhe do ta respektojë atë.

Vëzhguesit thonë se partitë politike duhet të gjejnë një rrugë bashkëpunimi për ndërtimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve, pasi vendi përveç sfidave të brendshme mund të përballet edhe me sfida shumë më të mëdha në rrafshin e jashtëm për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në botë./VOA

Previous Post

Dita botërore e radios, kryepalramentari Gashi vizitë në RTVM

Next Post

Mblidhet bordi drejtues i BNJVL-së, në fokus sfidat dhe mundësitë për optimizimin e kostove energjetike në nivel lokal

Related Posts

Kosovë

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025
Kosovë

James Rubin për UÇK’në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte

15/09/2025
Kosovë

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999

15/09/2025
Kosovë

Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15/09/2025
Kosovë

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Botë

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

13/09/2025
Next Post

Mblidhet bordi drejtues i BNJVL-së, në fokus sfidat dhe mundësitë për optimizimin e kostove energjetike në nivel lokal

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

15/09/2025

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk