Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Presidenti i klubit rumun që ofendoi Shkëndijën dhe Dritën ka origjinë nga Shqipëria, gjyshi i tij ishte nga Korça

31/07/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari i klubit rumun, FCSB, Gigi Becali, i cili bëri bujë me deklarata poshtëruese për dy klubet shqiptare, Shkëndijën dhe Dritën, thuhet se ka origjinë nga Shqipëria.

Kështu të paktën thonë disa artikuj të mediave rumune në arkivën e internetit, të cilat i ka shfletuar Gazeta Express.

Duke qenë një biznesmen me pasuri mbi 1 miliard euro, politikan, dhe një figurë tejet e njohur në Rumani, Becali shpesh ka tërhequr vëmendjen e mediave rumune, të cilat edhe e kishin “skanuar” në detaje profilin dhe të kaluarën jo vetëm të Becalit, por edhe të familjes së tij.

Në shumë artikuj të tillë, thuhet që Becali ka origjinë nga Ballkani, më konkretisht nga Shqipëria. Ato shkruanin se paraardhësit e Becalit ishin arumunë, ndërsa gjyshi i tij – emrin e të cilit e ka trashëguar Gheorghe (Gigi) Becali – kishte migruar nga rajoni i Korçës në vitin 1928.

“Si mbërriti familja e Gigi Becalit nga Shqipëria në Rumani”, ky është vetëm njëri prej titujve në arkivin e mediave rumune në internet, përkatësisht e gazetës, “Adevarul.ro”.

Edhe gazeta rumune, Prosport dy vite më herët shkruante se familja e Gigi Becalit ka origjinë nga Shqipëria.

“Fakti që Gigi Becali vjen nga një familje arumune, me origjinë nga Shqipëria, është një gjë e njohur në nivelin e shtypit rumun”, shkruhej ndër tjera në këtë gazetë.

Në internet ekziston edhe një deklaratë që citohet ta ketë thënë vet Gigi Becali.

“Babai im është lindur në Shqipëri, kurse nëna ime është lindur në Bullgari. Babai është deportuar në Dobrogea, më pas ka kaluar në Bucovina, pastaj në Banat e sërish në Baragan, në fshatin Zagna, afër Brailas. Pra, unë jam lindur aty në vitin 1958”, citohet të ketë thënë Becali.

Kishte edhe artikuj të atillë që thonin se Gigi Becali pak më moti ka ndërtuar edhe kishë në një fshat të rajonit të Korçës, në shenjë respekti për origjinën e paraardhësve të tij, por këtë nuk ka arritur ta vërtetojë Gazeta Express.

Gigi Becali është president i FCSB, një biznesmen shumë i njohur në Rumani dhe thuhet se pasuria e tij shkon mbi 1 miliard euro.

Në Rumani ka karrierë edhe politike dhe është një personalitet tejet i njohur atje. Shpeshherë di të jetë edhe kontravers.

Klubi i tij u eliminua dje nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve nga Shkëndija e Tetovës dhe pas ndeshjes, Becali tha: Shkëndija është ekip i Divizionit C. Duhej t’i mundnim 3, 4, 5 me zero!

Tash, FCSB do të luajë në kualifikimet e Ligës së Europës, ku do të përballet me kampionen e Kosovës, Dritën.

E edhe për këtë, Becali e pati një koment mbrëmë: Nëse na eliminon edhe Kosova, atëherë le ta lëmë krejt futbollin!”

Previous Post

Kasami: Nder për viktimat, përgjegjësi për fajtorët!

Next Post

Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

Related Posts

Shqipëri

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025
Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11/10/2025
Sport

Goooooool! Shqipëria kalon në avantazh

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Next Post

Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk