Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Presidenti i Iranit e refuzon publikisht thirrjen e Trump për bisedime bërthamore

31/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë publikisht mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Më herët këtë muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi bisedime të drejtpërdrejta përmes një letre dërguar Teheranit.

“Megjithëse mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis dy palëve është hedhur poshtë në këtë përgjigje, është theksuar se rruga për bisedime të tërthorta mbetet e hapur”, tha Pezeshkian në një komunikatë televizive më 30 mars, duke iu referuar letrës së Trumpit.

Derisa zyrtarë të lartë iranianë kishin folur më parë kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, kjo është hera e parë që Irani e refuzon zyrtarisht thirrjen e SHBA-së për negociata.

Prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij ka deklaruar vazhdimisht se Irani duhet të parandalohet nga sigurimi i armëve bërthamore dhe më herët s’e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të veprimeve ushtarake, nëse Irani shpërfill përpjekjet e Trumpit për bisedime.Deklaratat e Pezeshkian pritet t’i rrisin tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore, por zyrtarët iranianë kanë kërcënuar gjithashtu se mund të vendosin të ndërtojnë armë bërthamore, mes përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve dhe bombardimeve të rinovuara në Rripin e Gazës pas prishjes së armëpushimit në luftën e Izraelit kundër Hamasit.

Hamasi – grupi palestinez i mbështetur nga Irani – është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një raport i publikuar në shkurt nga agjencia bërthamore e OKB-së gjeti se Irani ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit pothuajse në nivel të armëve.

Një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe ia dorëzoi Teheranit letrën e Trumpit, duke propozuar bisedime bërthamore me Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, por disa orë para mbërritjes së saj, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e kishte hedhur poshtë tashmë mundësinë e bisedimeve me administratën Trump.

Komente të ngjashme u bënë nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, më 27 mars, kur ai tha se Teherani i kishte dërguar një përgjigje të shkruar zyrtare Trumpit përmes Omanit, duke deklaruar se Irani nuk do të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e Trumpit.

Pezeshkian dha qëndrimin më të drejtpërdrejtë deri më tani se Teherani nuk pranon bisedimet e drejtpërdrejta, megjithëse ai la të hapur derën për bisedime të tërthorta me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për ndërtimin e besimit.

“Ne nuk i shmangim bisedimet; është shkelja e premtimeve që ka shkaktuar probleme për ne deri tani”, tha Pezeshkian.

“Ata duhet të tregojnë se mund të ndërtojnë besim”, shtoi ai, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

Ekonomia e Iranit ka vuajtur nga sanksionet shumëvjeçare, veçanërisht pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja historike bërthamore me Iranin dhe riktheu sanksionet.

Teherani po kërkon mënyra për t’i lehtësuar ose hequr plotësisht ato sanksione, por refuzimi publik i letrës së Trumpit mund të çojë në trysni të re nga Uashingtoni dhe fuqitë e tjera që janë të shqetësuara nga programi bërthamor i Iranit.

Mund të vendosen edhe më shumë sanksione nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje.

Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që pritet të skadojë zyrtarisht në tetor 2025, fuqitë botërore që janë ende pjesë e paktit kanë vetëm disa muaj kohë përpara se të humbasin aftësinë për t’i kthyer sanksionet e OKB-së ndaj Iranit./ REL

Previous Post

Pensionistët nga 1 prilli do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë

Next Post

Gjermani, zbulohet mashtrimi prej 200 milionë euro në sistemin shëndetësor

Related Posts

Botë

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

11/09/2025
Botë

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

11/09/2025
Botë

FBI ofron shpërblim 100 mijë dollarë për informacione lidhur me vrasësin e Charlie Kirk

11/09/2025
Botë

Vrasja e Charlie Kirk – FBI gjen armën dhe gjurmët kyçe të autorit

11/09/2025
Botë

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025
Botë

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025
Next Post

Gjermani, zbulohet mashtrimi prej 200 milionë euro në sistemin shëndetësor

“Kurrë s’është boll”, Yll Limani ndan pamje të reja nga Portugalia

11/09/2025

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

11/09/2025

Çfarë po ndodh me Getin dhe Marinën?

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk