Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

05/03/2024
Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të martën projektligjin përmes të cilit vendi i tij e miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, NATO, njoftoi zyra e presidentit.

Kjo i hap rrugën Suedisë për t’u bërë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake në ditët në vijim.

Tani, formalitetet e mbetura si, dorëzimi i dokumenteve për anëtarësim në Uashington, pritet të përfundojnë shumë shpejt.

“Kjo është tejet e rëndësishme dhe shpresoj se ne do të bëhemi anëtarë brenda ditësh, jo brenda javësh. Do të jetë mirë për Suedinë dhe mirë për NATO-n. Do të jetë mirë për stabilitetin në tërë zonën euroatlantike që Suedia mund të jetë anëtare me të drejta të plota e NATO-s”, tha ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, në një konferencë në Stokholm.

Në fund të shkurtit, Parlamenti i Hungarisë e miratoi me 188 vota për dhe me gjashtë kundër projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO.

Hungaria ishte vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e kishte bllokuar anëtarësimin e këtij vendi nordik në aleancën veriatlantike.

Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake transatlantike gati dy vjet më parë, e nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Anëtarësimi i Finlandës vitin e kaluar dhe tani i Suedisë, e cila nuk ka qenë në luftë prej vitit 1814, përbën zgjerimin më të rëndësishëm të NATO-s prej se ajo pranoi anëtarë të rinj nga Evropa Lindore pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Anëtarësimi i tyre është edhe goditje për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili tani përballet me një zinxhir pothuajse të pathyeshëm të anëtarëve të NATO-s në perëndim të vendit të tij, nga Deti i Zi deri në Arktik./ Radio Evropa e Lirë

Previous Post

​Bayerni e PSG prekin çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Next Post

Zelensky i lumtur me vendimin e gjykatës për lëshimin e urdhërarresteve për rusët

Related Posts

Botë

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025
Botë

Zjarret në Turqi, evakuohen 7 fshatra!

17/08/2025
Botë

Qeveria britanike jep udhëzime mbijetese në rast fatkeqësish, 9 gjërat që duhet të ketë çdo shtëpi

17/08/2025
Botë

Pagat në Zvicër pritet të rriten në vitin 2026, prin sektori i ndërtimit

17/08/2025
Botë

Një i vdekur nga zjarret në Portugali, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët prej tre javësh

17/08/2025
Botë

​Zelensky nuk beson se do të ketë takim trepalësh me Putin e Trump

17/08/2025
Next Post
Zelensky i lumtur me vendimin e gjykatës për lëshimin e urdhërarresteve për rusët

Zelensky i lumtur me vendimin e gjykatës për lëshimin e urdhërarresteve për rusët

Procedurë kundër tetë personave për rrahjen masive në Shkup

18/08/2025

Vuçiç jep mesazhin publik: Tri ditët e ardhshme shteti do pushojë së ekzistuari

18/08/2025

“Baza në Bonsdsteel do të kalojë në…”, eksperti i sigurisë “zbulon” planin e SHBA-së në Kosovë

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk