Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Prej sot Lidhja Europiane për Ndryshim me grup parlamentar

13/11/2023
Prej sot Lidhja Europiane për Ndryshim me grup parlamentar
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas formalizimit të emrit të ri të koalicionit tonë, sot Lidhja jonë ka
vendosur t’i bashkojë edhe deputetët e saj në një grup të përbashkët
parlamentar. Në frymë të vendimit të organeve të partive tona, ne sot e
kemi dorëzuar te kryetari i Kuvendit njoftimin se tash e tutje ne do të
kemi grup të përbashkët parlamentar. Koordinatore e këtij grupi, me
dakordim trepalësh, është caktuar deputetja Safije Sadiki Shaini, ndërsa
zëvendëskoordinatore do të jetë deputetja Merita Koxhaxhiku.
Në këtë mënyrë, Lidhja Europiane për Ndryshim synon t’i shfrytëzojë të
gjitha mjetet që i lejon Rregullorja e Kuvendit për grupet parlamentare.
Dhe, ndonëse mandati parlamentar është kah fundi, konsiderojmë se ka
mjaft çështje dhe procese të hapura që kanë të bëjnë me perspektivën
europiane të shtetit, për çfarë Lidhja jonë është jashtëzakonisht e
interesuar të ndihmojë. Në këtë drejtim, edhe formimi i grupit
parlamentar do të jetë një vlerë shtesë në këtë organizim bashkëpunim.
Që këtu duam që qytetarëve t’ua japim lajmin e gëzuar se bashkim ynë po
rritet dhe fuqia jonë po shtohet.
Kur jemi këtu, i bëjmë thirrje edhe njëherë kryetarit të Kuvendit, z.
Talat Xhaferi, të mos e zvarrisë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-zë që i
takon opozitës, sepse kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit
Zgjedhor. Ne e kuptojmë manipulimin dhe tendencën e tij, por le ta dijë
se kjo te ne nuk kalon.
Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e plotë të
shqiptarëve nga regjimi i BDI-së dhe çirakëve të tyre. Në këtë rrugë
asgjë nuk na dekurajon. Madje, sa më shumë që mendojnë se na godasin dhe
na pengojnë, kjo veç na bën më të fortë. Shumica e popullit shqiptar në
Maqedoninë e Veriut, që deshi të na shohë neve bashkë në këtë Lidhje, e
dëshiron ndryshimin dhe këtë ortek të ndryshimit s’ka gjë që e ndalë. Ne
jemi këtu vetëm që ta përmbushim këtë detyrim dhe të punojmë me
përkushtim për ta siguruar suksesin e së ardhmes sonë të përbashkët.

Previous Post

Luftime të ashpra afër spitalit më të madh në Gazë

Next Post

Mexhiti: Nëse s’bëhen pjesë e opozitës, ASH-ja shkon dëm si subjekt! (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve

14/08/2025
Maqedoni

LAMM: Në pikën kufitare Tabanoc, pritja është rreth 15 minuta

14/08/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

14/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri edhe Marrëveshja e Ohrit

13/08/2025
Maqedoni

KSHZ: Deri më 8 tetor do të jetë afati për akreditimin e vëzhguesve në zgjedhjet lokale

13/08/2025
Maqedoni

Angellov: Është më se e sigurt se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht

13/08/2025
Next Post
Mexhiti: Nëse s’bëhen pjesë e opozitës, ASH-ja shkon dëm si subjekt! (VIDEO)

Mexhiti: Nëse s’bëhen pjesë e opozitës, ASH-ja shkon dëm si subjekt! (VIDEO)

Arrestohet në Prishtinë Ramadan Morina, i dyshuar për masakrën e 34 civilëve shqiptarë në vitin 1999

14/08/2025

VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve

14/08/2025

Graçanica – bën bashkë VV, LDK, PDK dhe AAK në zgjedhjet lokale në Kosovë

14/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk