Një natë reflektimi dhe më pas ndryshimi i situatës; aventura e Igor Tudor në stolin e Juventusit u mbyll vetëm pak orë pas humbjes në Olimpico ndaj Lazios. Trajneri kroat pagoi atë që u shndërrua në një konfuzion taktik dhe rolesh gjithnjë e më të dukshme.
Por trajneri nga Spliti e pa pozicionin e tij të tronditet edhe për faj të një serie të gjate opinionesh që në sytë e klubit bardhezi u dukën si dëshira për të gjetur një alibi.
Duke parë rezultatet e fundit, te Juventusi u duk sikur u kthye koha prapa pikërisht në vitin 1991, në periudhën e Gigi Maifredit. Verona ishte si Como, si Madridi; arbitrat në shënjestër, akuzat për kalendarin, shumë ndeshje të vështira njëra-pas tjetrës. Ndërsa në fushë, gishti drejtohet te futbollistët që nuk ishin më vendimtare si dikur .
Po skuadra? Me fjalë të gjithë ishin në anën e trajnerit, por në fakt nuk është kështu. Tudor nuk ka përdorur kurrë artin e diplomacisë që mund të lehtësonte daljet.
Në sfond ishte etiketa ‘i komanduar’ gjithnjë e refuzuar, por kurrë e fshrë në përditshmërinë e një punë që tani i solli edhe faturën. Rizgjimi nga nata romane, bëri që të gjithë drejtuesit bardhezinj të binin dakord me hyrjen në skenë të John Elkann.
Pritja do të bëntë që Juventusi të përballej me rrezikun e distancimit gjithnjë e më të madh nga vendet e para të klasifikimit pa e anuluar problemin. Shumë konfuzion taktik do të thotë mungesë identiteti; 6 muaj më pas fantazma e Thiago Motta u materializua në Continassa.










