Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Poloni, fermerët bllokojë kalimin kufitar me Ukrainën

24/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fermerët polakë bllokuan kalimin kufitar me Ukrainën në zonën Medyka në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar “Mercosur”, për të cilën thonë se do të dëmtojë konkurrencën e tyre, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP.

Fermerët po protestojnë gjithashtu pasi qeveria nuk ka përmbushur kërkesën e tyre që gjatë vitit 2024 Polonia të mbajë taksën bujqësore në nivelin e vitit 2023.

Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se i mbështet kërkesat e fermerëve në lidhje me marrëveshjen “Mercosur” dhe se qeveria do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme. “Mercosur” është një bllok tregtar i vendeve të Amerikës së Jugut.

Ministri i Bujqësisë, Czeslaw Siekierski, u shpreh në rrjetin X se: “Protesta e fermerëve në Medyka ka të njëjtin objektiv për të cilin kam luftuar në fronte të ndryshme për një kohë të gjatë. Më lejoni t’ju kujtoj se në Ministrinë e Bujqësisë ne i thamë JO marrëveshjes me vendet e Mercosur”.

Agjencia e lajmeve PAP njofton se gjatë bllokadës të shtunën, që pritet të zgjasë 24 orë, rreth 30 individë u panë të ecnin përgjatë kalimit kufitar. Vetëm një kamion ukrainas në orë u lejua të largohej nga territori polak.

“Për momentin nuk ka vështirësi”, citohet të ketë thënë Anita Pukalska nga rajoni i policisë së bashkisë Przemysl, lidhur me bllokadën e fermerëve, e cila nuk pengon lëvizjen e automjeteve me pasagjerë, transportin humanitar dhe ushtarak./Voa

Previous Post

Zeqirija Ibrahimi: A është i gatshëm Ali Ahmeti të garantojë se nuk ka hyrë në dhomën 161 dhe nuk ka qenë i gatshëm ta dorëzojë Kërçovën?

Next Post

Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas

Related Posts

Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Botë

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin në Egjipt – Trump e komplimenton, Erdogan e “kritikon”: Duhet ta lësh duhanin

14/10/2025
Botë

“Koha është tani”, Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

14/10/2025
Botë

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025
Botë

Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

14/10/2025
Next Post

Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas

Zgjedhjet lokale/1.341 vëzhgues do ta monitorojnë votimin

14/10/2025

Anketa e M-Prospekt, ja si qëndrojnë partitë!

14/10/2025

Mexhiti në takimin me OEMVP: Partneriteti mes komunave dhe biznesit është çelësi i zhvillimit ekonomik

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk