Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Politika e Kosovës nën presion, ndërkombëtarët duan qeveri me shumicë të konsiderueshme

02/03/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Takimet e njëpasnjëshme të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në Kosovë me liderët e partive politike po konsiderohen si presion për formim të shpejtë të institucioneve dhe të një qeverie stabile. Sipas analistëve politikë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, aleatët ndërkombëtarë duan që në Kosovë të jetë një qeveri me shumicë të konsiderueshme në parlament që i kalon sfidat e mëdha që i pret vendi.

Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se ndërkombëtarët po japin mesazhe që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve. Sipas tij, aleatët duan një qeveri e cila nuk është e përkohshme, por merret me dialogun me Serbinë, po ashtu edhe obligimet nga ky proces, përfshirë Asociacionin.

“Vizitat e fundit të shefit të BE-së në Kosovë dhe ambasadorëve te partitë politike japin mesazh që Kosova mos të ketë krizë të ndërtimit të institucioneve dhe prioriteti të jetë dialogu me Serbinë…Presion ndërkombëtarë është që të ketë një qeveri stabile. Një qeveri e cila nuk është e përkohshme dhe është jetë gjatë dhe i kalon sfidat e mëdha. Për t’u kaluar sfidat si Asociacioni dhe disa probleme që ka me i pas çdo qeveri me presidencën e Trump mendoj se duhet të jetë qeveri stabile. Qeveria e pakicës mund të jetë vetëm nëse ka tendencë Kurti me dërgu vendin në zgjedhje ose kur vjen koha e zgjedhjes së presidentit ose zgjedhjeve lokale”, thekson Sadiku.

Kërkesën ndërkombëtare për një qeveri stabile në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e thekson edhe politologu, Albinot Maloku

Ndërkohë, Albinot Maloku thotë se një qeveri që formohet me minimumin e numrave në Kuvend nuk ka jetëgjatësi.

“Qytetari dëshiron një qeveri që gërsheton shumë subjekte politike, konkretisht koalicion dhe partneritet. Sidomos tash që ka hapësirë veprimi dhe bashkëpunimi mes subjektit të parë me njërin prej nga subjekteve shqiptare të dala nga zgjedhjet. Gjithsesi përfshirë edhe pakicat jo shqiptare, përfshirë dhjetëshen e pakicave jo serbe dhe ato serbe. Kosova ka obligim dhe duhet t’i ketë të integruar të gjithë… Tani një qeveri që shkon me minimumin e numrave nuk do të ketë jetëgjatësinë si duhet, sidomos jo katër vjeçare për arsye edhe të zgjedhjes së presidentit të vendit. Konsideroj se më e mira do të ishte që subjekti i parë me njërën prej subjekteve të tjera shqiptare dhe pakicat të përfshihen dhe të jetë stabile”, deklaron Maloku.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.

Previous Post

Izraeli bllokon hyrjen e ndihmave në Gazë, trysni Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim

Next Post

Pas samitit me liderët europianë, Zelensky do të takohet me Mbretin Charles

Related Posts

Kosovë

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi, këto janë çmimet

22/08/2025
Kosovë

Hekuran Murati merr 57 vota, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

22/08/2025
Kosovë

Sot tentimi i radhës, a do të dështojë sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës?

22/08/2025
Kosovë

KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

21/08/2025
Kosovë

Liri për çlirimtarët/ Më 14 shtator protestohet në Hagë

20/08/2025
Kosovë

Albulena Haxhiu: Nuk është problem emri im por Vetëvendosje

20/08/2025
Next Post

Pas samitit me liderët europianë, Zelensky do të takohet me Mbretin Charles

Zelensky: Rusia po bën gjithçka për të ndaluar takimin me Putinin

22/08/2025

E rëndë!Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vdekje dhëndri

22/08/2025

Lajme Van Damme reagon për shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë – Bën shqiponjën me duar

22/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk