Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse 

29/05/2024
Policia kontrollon zyrat e PE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse 
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Prokurorit Federal në Belgjikë tha se policia ka kryer kontrolle në rezidencën e një punonjësi të Parlamentit Evropian (PE) dhe në zyrën e tij në ndërtesën e Parlamentit në Bruksel, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse. 

Përmes një deklarate, prokurorët thanë se zyra e të dyshuarit në Strasburg të Francës, ku gjendet selia e PE-së, po ashtu u kontrollua në partneritet me agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor, Eurojust, dhe me autoritetet gjyqësore franceze. 

Bastisjet u kryen më pak se dy javë para se të mbahen zgjedhjet për Parlamentin e ri të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 Qershor. 

Muajin e kaluar kryeministri i Belgjikës, Alexender De Croo, kishte njoftuar se ishte kryer një hetim. Ai tha se shërbimi i inteligjencës kishte konfirmuar ekzistencën e një rrjeti që po tentonte të minonte mbështetjen për Ukrainën. 

“Kontrollet janë pjesë e rastit për ndërhyrje, korrupsion pasiv dhe anëtarësim në një organizatë kriminale dhe lidhet me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e PE-së janë kontaktuar dhe paguar për të promovuar propagandën ruse përmes ueb-faqes së lajmeve, Zëri i Evropës”, thanë prokurorët. 

Prokurorët thanë se besojnë që i punësuari ka luajtur “rol të rëndësishëm” në këtë rast.

BE-ja gjatë këtij muaji ua ka ndaluar Zërin e Evropës dhe tri media tjera ruse transmetimin në bllokun prej 27 anëtarësh. BE-ja tha se këto media janë nën kontrollin e Kremlinit dhe po shënjestronin “partitë politike evropian, veçmas gjatë periudhës zgjedhore”.

Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, BE-ja ka suspenduar edhe Russia Today dhe Sputnik dhe disa media të tjera.

De Croo tha muajin e kaluar se hetimi tregoi se anëtarët e PE-së ishin kontaktuar dhe u ishin ofruar para për të promovuar propagandën ruse.

“Sipas shërbimit tonë të inteligjencës, objektivët e Moskës janë shumë të qartë. Objektivi është që të ndihmohet në zgjedhjen e më shumë kandidatëve prorusë në PE dhe të përforcojë një narrativë të caktuar prorus në këtë institucion”, tha ai.

Shtetet e BE-së kanë dhënë armë dhe ndihmë tjetër për Ukrainën në vlerë prej miliarda eurosh. BE-ja po ashtu ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, ndaj bankave, kompanive dhe sektorit të energjisë që kur nisi lufta në Ukrainë./REL

Previous Post

Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat (VIDEO)

Next Post

Shokon Trump: Të isha president do të bombardoja Moskën

Related Posts

Botë

“E papranueshme!”/ BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

26/08/2025
Botë

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës janë të patolerueshme

25/08/2025
Botë

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25/08/2025
Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
Botë

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025
Botë

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

24/08/2025
Next Post
Shokon Trump: Të isha president do të bombardoja Moskën

Shokon Trump: Të isha president do të bombardoja Moskën

Vazhdon afati i regjistrimit të studentëve në universitetet e vendit, ja ku ka më shumë interesim

26/08/2025

Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

26/08/2025

Përsëri shtyhen gjykimi për “Drejtorin e Taravarit”

26/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk