Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Policia heton dy anëtarë të stafit në hotelin ku vdiq ylli i muzikës Liam Payne

21/10/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stafi në hotelin e Buenos Aires, ku Liam Payne ra për vdekje, po hetohet për furnizimin e yllit të One Direction me narkotikë në ditët para tragjedisë.

Një pastruese dhe një anëtar tjetër i stafit thuhet se kanë fshehur narkotikët në kutinë e një sapuni, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e 31-vjeçarit pas vdekjes së tij.

Pluhur i bardhë, kristale, tableta dhe pajisje të tjera u zbuluan në suitën e katit të tretë. Policia i ka dërguar për analiza kimikatet që besohet se janë kokainë. Menaxhmenti i hotelit mendohet se është vënë në dijeni për sjelljen e pazakontë të njerëzve të paidentifikuar dhe ka shkarkuar një anëtar të stafit.

Detektivët gjithashtu e kanë marrë në pyetje një anëtar të stafit të hotelit për rolin e tij të mundshëm në vdekjen e Payne.

“Ishin dy djem në hotel që po i jepnin drogë Liam-it”, ka zbuluar një mik i ngushtë i Payne.

“Ata dërguan taksi për të mbledhur pako për të. Një nga djemtë punonte në departamentin e pastrimit. Pasi Liam vdiq, ata vunë re se një taksi ishte dërguar në adresën e shtëpisë së pastruesit. Menaxheri i hotelit e pyeti pse taksia kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kur ai nuk mundi të jepte një shpjegim u pushua nga puna. Pastruesja dhe një anëtar tjetër i stafit janë intervistuar nga policia. Liam po bënte gjithçka për të qëndruar i pastër, por sapo arriti në hotel këta njerëz i ofronin alkool dhe drogë,” shtoi ai.

Përfaqësuesit e hotelit deri më tani kanë refuzuar të komentojnë rastin. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë e Argjentinës ka kërkuar ekzaminimin e plotë toksikologjik përpara se trupi i pajetë i Payne t’i lirohet familjes për riatdhesim në Britaninë e Madhe, gjë e cila mund të zgjasë deri në 15 ditë derisa të dihen rezultatet e plota.

Këngëtari vdiq nga plagët e shumta pas rënies nga kati i tretë i hotelit, por hetuesi kryesor, prokurori Marcelo Roma ka kërkuar analiza histopatologjike, biokimike dhe toksikologjike, për të konfirmuar nëse Liam Payne ishte i droguar dhe i dehur.

Geoff Payne, babai i Liam, mbërriti në Buenos Aires javën e kaluar për të identifikuar zyrtarisht djalit të tij dhe për të ndihmuar riatdhesimin e tij për varrim në Britani të Madhe. /DailyMail

Previous Post

Pse shkencëtarët kundërshtojnë ndryshimin e orës sezonale?

Next Post

​Vedat Muriqi siguron fitoren e radhës në La Liga

Related Posts

Botë

Qyteti spanjoll ndalon festën e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

06/08/2025
Botë

Rrëshqitje dheu në Indi, fshati ‘fshihet’ në 15 sekonda: 200 të zhdukur dhe 5 të vdekur

06/08/2025
Botë

E rëndë në Gaza!Kamioni me ndihma ushqimore përmbyset mbi turmën e njerëzve!

06/08/2025
Botë

I dërguari amerikan arrin në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

06/08/2025
Botë

Skandali i CV-ve trondit politikën spanjolle, disa figura politike japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

05/08/2025
Botë

OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse

05/08/2025
Next Post

​Vedat Muriqi siguron fitoren e radhës në La Liga

Elmazi me strukturat e VLEN-it në Saraj: Së bashku duke ndërtuar rrugën drejt fitores!

06/08/2025

Cardi B “pushton” Parisin me ar dhe diamante, fatura e luksit arrin 189 mijë dollarë

06/08/2025

Ku u zhduk Valbona? Ja çka po ‘gatuan’ ajo

06/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk