Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Po ridefinohet shporta konsumatore, pushimet jashtë vendit do të konsiderohen luks

11/04/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa qytetarët numërojnë çdo ditë deri në pagë e produktet bazë bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, Qeveria ka vendosur që disa fruta dhe pushimet të mos gjejnë vend në shportën e konsumit. Sipas ekzekutivit ato konsiderohen si “luks”. Shporta e re qeveritare pritet të publikohet deri në fund të këtij muaji.

“Shporta jonë mesatare e konsumit sigurisht që nuk do t’i përfshijë në përllogaritje mallrat e akcizës, siç janë alkooli, cigaret, pushimet jashtë vendit e kështu me radhë. Sepse këto i konsiderojmë si luks, po ashtu edhe frutat që nuk janë karakteristike për një sezon të caktuar të vitit – gjithçka do të bazohet në të dhëna relevante për çmimet e produkteve përkatëse që përdoren në sezon”, tha Marjan Risteski – zëvendësministër i Ekonomisë.

Por të dhënat tregojnë se në përllogaritjet e shportës minimale sindikale nuk përfshihet pushimi jashtë vendit, por pushim shtatëditor në bungalo në Dojran. Ata shtojnë se është e papërgjegjshme që Qeveria të bëjë shporta dhe t’u tregojë qytetarëve sa para u duhen për të jetuar.

“Në shportë i kemi produktet më bazike për jetesë, larg asaj që kemi pushim jashtë shtetit – përkundrazi, kemi shtatë ditë pushim në bungalo në Dojran që kushton jo më shumë se 20 mijë denarë, gjë që për ne është mjerim që një punëtor nuk mund ta përballojë, ndërkohë që duhet të punojë dhe të fitojë në këtë shtet. Por përllogaritja për tërë vitin tregon se një punëtor duhet të provojë edhe pjepër, edhe qershi, edhe shalqi, dhe gjithçka që ofron klima jonë. Aty nuk kemi as asparag, as mango, as papaja, as ndonjë pemë apo perime ekskluzive“, tha Ivan Peshevski, Nënkryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Shporta e re mesatare, edhe pse fillimisht ishte parashikuar të përgatitej nga sindikatat së bashku me autoritetet, megjithatë po përgatitet vetëm nga Ministria e Ekonomisë, Bujqësisë, Financave, Inspektorati Shtetëror i Tregut, me ndihmën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Fillimisht, që shporta mesatare të verifikohet, ajo duhet të kalojë edhe nëpër Këshillin Socio-Ekonomik. Ndërkohë, shporta minimale përllogaritet me qëllim që t’i dëshmohet Qeverisë se edhe me 60 mijë denarë nuk mund të jetohet gjatë një muaji./Alsat.mk

Previous Post

Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare me BE-në, zbulohet data

Next Post

Shkup, aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture

Related Posts

Aktuale

Moti gjatë ditës në Maqedoni

09/09/2025
Maqedoni

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

08/09/2025
Maqedoni

Sadiku: Hotla do të ketë ujësjellës, kanalizim e projekte zhvillimore

08/09/2025
Maqedoni

Rikthehet qarkullimi në rrugën Gostivar – Kërçovë, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë!

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Babai im do t’i gëzohej Ligjit për zyrtarizimin e medresesë

08/09/2025
Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025
Next Post

Shkup, aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture

Gruaja nga Ferizaji që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

09/09/2025

Sot përballja vendimtare e Kombëtares, plani i Sylvinhos

09/09/2025

Në Holandë mirë për punëtorët, 32 orë në jave apo 4 ditë punë

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk