Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Po humbisja veten time, u largova nga studioja e Big-ut me zemër të thyer, kisha frikë”, Arbana Osmani në një rrëfim emocionues

05/04/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në skenën magijke të “X Factor Albania” në Tv Klan, ashtu siç nuk do të na e kishte marrë mendja ndonjëherë, moderatorja e njohur dhe aq e dashur për publikun Arbana Osmani erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm. Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha sonte të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

Të sinqerta, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, karakteristika që në fakt nuk kanë shpëtuar pa u vënë re te Arbana në më shumë se 2 dekada në ekran!

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, por frika për të ndryshuar, nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguuar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi

Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani.

Previous Post

Ibrahimi: Askush më nuk i beson ‘Plakut të Soravisë’

Next Post

Apeli e kthen në rishqyrtim akuzën ndaj Thaçit për nxitje të pengimit të personave zyrtarë

Related Posts

Showbiz

Mirlindi dhe Vesa hedhin një hap të ri në lidhjen e tyre

15/08/2025
Showbiz

Kantautori i njohur italian anulon të gjitha koncertet e tij: Jam me kancer

15/08/2025
Showbiz

Martohet aktorja kosovare, publikon foto me fustan të bardhë

15/08/2025
Showbiz

Nëna e mohon publikisht, thellohet drama për aktorin e njohur

14/08/2025
Showbiz

Fifi jep lajmin e madh për gjithë dashamirësit

14/08/2025
Showbiz

Luizi “kapet” nga policët, publikon foto

14/08/2025
Next Post

Apeli e kthen në rishqyrtim akuzën ndaj Thaçit për nxitje të pengimit të personave zyrtarë

Çka nëse takimi me Putinin nuk shkon mirë? Presidenti Trump zbulon lëvizjen e tij ‘të rrufeshme’

15/08/2025

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

15/08/2025

Këto janë transferimet më të shtrenjta që tronditën botën e futbollit këtë verë

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk