Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Platforma “X” pezullon llogaritë e opozitës në Turqi mes tensioneve dhe protestave

22/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma e rrjeteve sociale X e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të përhapura në vend.Pezullimi i llogarive vjen ndërsa protestat vazhdojnë, të shkaktuara nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe kundërshtarit kryesor politik të presidentit turk Erdogan, Ekrem Imamoglu, me akuza për korrupsion dhe terrorizëm.

Protestat u përhapën pavarësisht se qeveria ndaloi tubimet për katër ditë.

Shumë nga organizatorët e protestave, anëtarë të partive opozitare, studentë dhe aktivistë, po konstatojnë se llogaritë e tyre janë pezulluar, sipas Yusuf Jan, koordinator dhe analist në Programin për Lindjen e Mesme të Qendrës Wilson.

Dhe ai vuri në dukje se shumë prej këtyre llogarive i përkisnin aktivistëve me ndjekës që arrinin në dhjetëra mijëra.

Disa llogari duket se janë pezulluar vetëm për përdoruesit në Turqi, ndërsa mbeten “të dukshme” për pjesën tjetër të botës.

Aktivisti Omer Farouk Aslan krijoi një llogari të dytë për të shmangur censurën.

“Dje, llogaria ime u bllokua me urdhër të gjykatës, sepse tëeet-et kaluan 6 milionë shikime”, ka shkruar ai.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya shkroi në X se autoritetet kanë gjetur 326 llogari të mediave sociale që “zgjojnë urrejtjen”, 72 prej të cilave ndodheshin jashtë vendit. Pas një operacioni të koordinuar kibernetik nga autoritetet, 54 persona u arrestuan për postimet e tyre në internet.

Kjo nuk është hera e parë që X ka kufizuar aksesin në përmbajtje online në vend. Në vitin 2023, kur Erdogan u rizgjodh, X kufizoi përmbajtjen “për të siguruar që Twitter të mbetet i disponueshëm për popullin e Turqisë”.

Qasja në platforma të tjera të mediave sociale si TikTok, Instagram dhe YouTube është kufizuar gjithashtu në Turqi.

X përmbushi rreth 86% të kërkesave të qeverisë për heqjen e përmbajtjes në gjysmën e dytë të 2024 në Turqi, krahasuar me 68% në gjysmën e parë të vitit, sipas raporteve nga organizatat e transparencës.

X nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Previous Post

Serbi – Shqipëri pritet të mos luhet në Beograd, opsion është Novi Sadi – pa tifozë shqiptarë?

Next Post

I dërguari i Trump: Kievi ka rënë dakord për zgjedhje

Related Posts

Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Rajon

Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

01/11/2025
Tech & Auto

Pas një dekade të plotë, Windows 10 ka dalë në pension

31/10/2025
Tech & Auto

Musk lanson Grokipedia me Inteligjencë Artificiale për të sfiduar Wikipedia-n

28/10/2025
Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Rajon

Përleshje të dhunshme dhe të turpshme mes serbëve pro dhe anti-Vuçiç në ndeshjen e Basketbollit (VIDEO)

25/10/2025
Next Post

I dërguari i Trump: Kievi ka rënë dakord për zgjedhje

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

01/11/2025

Simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk