Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Plastika në objektet e përditshme mund ta çrregullojë gjumin ngjashëm si kafeina

09/05/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kimikatet që gjenden në objekte të përditshme plastike mund të ndërhyjnë në ciklin natyror të gjumit dhe ritmin cirkadian, në mënyrë të ngjashme me efektin e kafeinës, duke rritur rrezikun për çrregullime të gjumit, diabet, probleme imunitare dhe kancer, tregon një studim i ri laboratorik.

Studiuesit analizuan kimikate të nxjerra nga një tub ushqyes mjekësor prej PVC-je dhe një qese hidratuese prej poliuretani, materiale që përdoren gjerësisht edhe në lodra, ambalazhe ushqimore dhe mobilie. Rezultatet treguan se këto kimikate mund të prishin sinjalet qelizore që rregullojnë orën e brendshme të trupit, duke e vonuar atë deri në shtatëmbëdhjetë minuta, sipas The Guardian.

“Ndonëse duket pak, ora biologjike është shumë e ndjeshme dhe një devijim i tillë është domethënës”, shprehu Martin Wagner, bashkautor i studimit nga Instituti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë.

Studiuesit zbuluan se plastika ndikon te receptori i adenozinës – pjesë kyçe e trurit që kontrollon gjumin – në një mënyrë të ngjashme me kafeinën. Ndërsa kafeina e çaktivizon këtë receptor duke na mbajtur zgjuar, disa kimikate plastike e aktivizojnë, por me efekt të ngjashëm.

Receptori ndodhet në tru dhe “dërgon sinjale te trupi që thonë ‘po del dielli – le ta fillojmë ditën’”, tha Wagner.

Megjithëse ndikimi i tyre është më i dobët se ai i kafeinës, efektet ndodhin më shpejt se dëmet hormonale të zakonshme nga plastika. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ndikimi ka kjo në organizëm, por është shqetësuese, thonë studiuesit.

Studimi u krye në qeliza njerëzore në laborator, ndërsa faza e ardhshme do të testojë efektet te peshqit zebër. Qëllimi është të identifikohen kimikatet specifike përgjegjëse dhe të shtyhet për rregullore që kufizojnë përdorimin e tyre.

Previous Post

Provokime ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut, Kim Jong Un teston raketat bërthamore

Next Post

80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

Related Posts

Shëndet & Style

Ky vend është shpallur si më i lumturi në botë

11/09/2025
Botë

Vrasja e Charlie Kirk – FBI gjen armën dhe gjurmët kyçe të autorit

11/09/2025
Botë

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025
Botë

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025
Botë

“Moment i errët për Amerikën”, thotë Trumpi pas vrasjes së Kirk

11/09/2025
Botë

11 Shtatori – 24 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën

11/09/2025
Next Post

80-vjetori i Shkollës Fillore “Liria” u festua me emocione dhe krenari në Çair

Ky vend është shpallur si më i lumturi në botë

11/09/2025

Bajram Rexhepi nga AKI prezanton platformën online: Bashkë për Tetovën

11/09/2025

Zv/ryeministri Fetai padt për shpifje anëtarin e BDI-së Qamil Kovaçi

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk