Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Plasin grushtat në parlamentin ukrainas

31/07/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kaos dhe përplasje fizike në Parlamentin e Ukrainës të enjten, teksa dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion.

Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, pas protestave masive që shpërthyen në vend. Ligji kaloi me 331 vota pro dhe asnjë kundër.

Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në një atmosferë të tensionuar dhe u transmetua drejtpërdrejt, në atë që ishte seanca e parë parlamentare publike që nga fillimi i luftës me Rusinë. Arsyeja e konfliktit nuk u bë e ditur.

Votimi erdhi pasi Presidenti Volodymyr Zelensky u detyrua të tërhiqej nga një ligj kontrovers, të cilin e kishte nënshkruar në heshtje një javë më parë dhe që vendoste institucionet antikorrupsion nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga BE-ja, SHBA dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shkruan A2 CNN.

Për herë të parë që nga nisja e luftës, qindra protestues dolën në rrugët e Kievit, sfiduan ndalimin e tubimeve publike dhe kërkuan ruajtjen e pavarësisë institucionale. BE madje ngriti alarmin duke pezulluar 1.7 miliardë dollarë ndihma për shkak të ndryshimeve ligjore.

Zelensky pranoi gabimin dhe deklaroi se ligji i ri “garanton funksionimin e pavarur të agjencive kundër korrupsionit”. Ai shtoi se “Ukraina është një demokraci që dëgjon popullin”.

Zyrtarët europianë përshëndetën kthesën e Kievit, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për rrugën e Ukrainës drejt BE-së dhe për sigurimin e ndihmës perëndimore në luftën kundër Rusisë.

Previous Post

Tmerr në ajër, avioni me gati 300 persona humbet 460 metra lartësi

Next Post

Mickoski: Institucione të mëdha financiare ndërkombëtare shprehën gatishmëri për të financuar hekurudhën e Korridorit 10 në kushte jashtëzakonisht të favorshme

Related Posts

Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Next Post

Mickoski: Institucione të mëdha financiare ndërkombëtare shprehën gatishmëri për të financuar hekurudhën e Korridorit 10 në kushte jashtëzakonisht të favorshme

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk