Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Plakja e Trurit, sëmundja që po prek moshat e reja! Shkaqet dhe simptomat si dallohet

25/08/2023
Plakja e Trurit, sëmundja që po prek moshat e reja! Shkaqet dhe simptomat si dallohet
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dementia është një sëmundje që prek disa zona të trurit dhe dëmton memorien.

Kjo sëmundje zakonisht plak një pjesë të trurit duke e përjashtuar atë tërësisht nga funksionet normale.

Për pasojë të gjitha proçeset jetësore vështirësohen duke filluar që nga komunikimi i përditëshëm.

Forma më e përhapur e dementias është sëmundja e Alzhaimer që zë 60-70% të rasteve.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, të cilit i referohet AgroWeb.org sot në botë ka më shumë se 50 milion njerëz të prekur nga kjo sëmundje.

Ekspertët shprehen se çdo vit ka rreth 10 milion raste të reja të diagnostikuara me simptoma të ndryshme të dementias.

Teksa numri i të prekurve nga kjo sëmundje rritet mjekët vënë re se mosha e tyre është gjithnjë e më shumë në ulje.

E quajtur si “dementia e hershme” ky degjenerim i trurit tashmë prek moshat nga 30 deri në 65 vjeç.

Kjo sëmundje njihet si degjenerative pasi vjen duke u përkeqësuar me kohën dhe fshin memorien afatgjatë dhe afatshkurtër.

Një pacient i prekur nga dementia zakonisht ndryshon personalitet dhe sjellje edhe me persona të afërt të familjes.

Megjithëse rastet e zhvillimit të kësaj sëmundje mund të jenë të ndryshme në çdo person shenjat e para që kjo sëmundje jep janë të pagabueshme.

Më poshtë AgroWeb.org ju liston disa nga format dhe simptomat më të përhapura të kësaj sëmundje tek moshat e reja.

Format më të përhapura tek të rinjtë
Alzhaimer është forma më e përhapur e demantias në përgjithësi dhe kjo vlen edhe për moshat e reja.

Kjo sëmundje zë 1/3 e të të gjithë të prekurve nga dementia.

Vascular Dementia është e dyta në listë për nga format më të përhapura të kësaj sëmundje.

Rreth 20% e të rinjve të prekur nga dementia vuajnë pikërisht nga kjo formë e saj.

Në të shumtën e rasteve kjo shfaqet tek personat 45-65 vjeç dhe shfaqet si pasojë e një trashigimie familjare të sëmundjes.

Sindroma Korsakoff zë 10% të të rinjve të prekur nga dementia dhe zakonisht shkaktohet nga mungesa e vitaminës B1 në trup.

Shkaku i dytë lidhet edhe me abuzimin me pijet alkoolike për një kohë të gjatë.

Forma të tjera të dementias mund të përfshijnë sëmundje si Parkinsoni apo Huntingtoni të cilat gjithashtu prekin trurin dhe janë degjenerative për trupin.

Simptomat e dementias së hershme
Dementia njihet gjerësisht si sëmundje që prek dhe dëmton kujtesën, por ka edhe disa shenja të tjera paralajmëruese për këtë sëmundje.

Përtej vështirësive me memorien një person në fazat e para të sëmundjes mund të hasë vështirësi të ndryshme.

Vështirësi në të folur

Vështirësi në përzgjedhjen e fjalëve të duhura

Vështirësi në fokusim apo arsyetim

Më poshtë AgroWeb.org ju tregon disa nga simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje.

Konfuzion i memories afatshkurtër
Ndër ndryshimet e para që jep kjo sëmundje është humbja e memories e sidomos asaj afatshkurtër.

Nëse keni vështirësi të kujtoni ngjarje të cilat sapo kanë ndodhur, por mund të kujtoni ato të shumë viteve më parë kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese.

Simptoma të tjera lidhen me vështirësi në në gjetjen e vendndodhjeve të njohura më parë si shtëpia e tyre.

Vështirësi në gjetjen e fjalëve
Nëse shihni se keni vështirësi në komunikim dhe në gjetjen e fjalëve të duhura edhe për të ndërtuar fjali të thjeshta, kjo mund të jetë një simptomë.

Një person i prekur nga dementia mund të ketë vështirësi në shpjegimin edhe përshkrimin e vetes.

Ndryshimet e shpeshta të humorit
Ndryshimet e humorit janë të shpeshta me këtë sëmundje.

Nëse luhatjet janë shumë të mëdha pa ndonjë arsye konkrete atëhere jeni në fazat e para të kësaj sëmundje.

Depresioni është edhe një nga shenjat e hershme të dementias.

Këto ndryshime mund të ndikojnë edhe personalitetin e personit.

Përsëritja e veprimeve
Të qënurit përsëritës është gjithashtu një fazë e dementias së hershme.

Nëse gjatë ditës një person përsërit vazhdimisht të njëjtat tema apo kujtime kjo do të thotë se ka një dëmtime të memories.

Konfuzion i mendimeve
Personat në fazat e hershme të dementias mund të konfuzohen lehtë.

Mund të shfaqen në mënyra të ndryshme si mos gjetja e fjalëve apo vështirësi ndërveprimi me persona të tjerë.

Shkaqet e shfaqjes së dementias
Kjo sëmundje shkaktohet nga vdekja e qelizave të trurit në masa të mëdha duke çuar në plakjen dhe mos funksionimin normal të tij.

Megjithëse shkaqet se përse kjo ndodh janë ende të panjohura edhe për mjekët dhe një kurë efikase nuk është gjetur ende.

Disa tipe të traumave nervore, sidomos ato që janë të përsëritura këtu përmendim goditjet që sportistët marrin gjatë ndeshjeve të boksit mund të çojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje më vonë.

Previous Post

Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 38 gradë

Next Post

Përdori armë në TikTok, policia e shoqëron në stacion

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Përdori armë në TikTok, policia e shoqëron në stacion

Përdori armë në TikTok, policia e shoqëron në stacion

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk