Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pjesëmarrja aktive e deputetëve Kaevski dhe Zendeli në Sesionin Veror të APKE-së

20/06/2023
Pjesëmarrja aktive e deputetëve Kaevski dhe Zendeli në Sesionin Veror të APKE-së
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e parë të Sesionit Veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, fjalim përpara parlamentarëve kishte Peter Sijarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë.
Pas fjalimit të tij, në kohën e paraparë për pyetje, deputetja Arta Bilalli Zendeli bëri pyetje në emër të Grupit Partiak të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve.
Ajo theksoi se pas aderimit në Këshillin e Evropës, Hungaria u obligua për të respektuar vlerat dhe parimet e Organizatës, por disa trupa shumë të rëndësishëm monitorues deklarojnë se, për fat të keq, në Hungari, disa çështje rreth sundimit të së drejtës dhe demokracisë mbeten kryesisht të pazgjidhura.
Arta Bilalli Zendeli e pyeti ministrin Sijarto se çfarë hapash po ndërmerr Qeveria për të korrigjuar situatën në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet e lirisë së mediave dhe kufizimet ligjore për organizatat civile.
Ministri Sijarto theksoi se Hungaria është demokraci ku liria e mediave, liria e të folurit, liria e gjyqësorit janë absolutisht të garantuara për çdo individ dhe për çdo komunitet në vend. Arsyeja pse këto pyetje përsëriten, sipas tij, është se mejnstrimi në Evropë nuk mund të pranojë që në 13 vitet e fundit një qeveri të ketë fituar katër zgjedhje radhazi me dy të tretat e shumicës, që paraqet qasje të suksesshme djathtiste, patriotike, konservatore kristiandemokrate. Ai nënvizoi se për sa kohë që ky model i suksesshëm funksionon, sulmet dhe akuzat do të vazhdojnë. Ai përsëriti se Hungaria është absolutisht e përkushtuar ndaj vlerave për të cilat Këshilli i Evropës si organizatë është aq krenar.
Shefi i Delegacionit, Darko Kaevski, e shfrytëzoi kohën edhe për pyetje për ministrin Peter Sijarto. Ai iu referua Rezolutës së miratuar në Bundestagun Gjerman, e cila pa mëdyshje njeh gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase, si inkurajim për Maqedoninë e Veriut që me besim të vazhdojë me hapat e ardhshëm të procesit të aderimit në BE dhe pyeti se cilat aktivitete të ardhshme mund të presim nga Hungaria si mbështetje e qartë për Maqedoninë e Veriut.
Ministri Sijarto theksoi se kur është fjala për çështjen e Maqedonisë së Veriut, Hungaria e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian. Theksoi se Bashkimi Evropian ka nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor më shumë se atyre që u nevojitet Bashkimi Evropian, sepse kjo është e vetmja mundësi për rritjen e Bashkimit Evropian, e cila tani është shumë e nevojshme. Bashkimi Evropian duhet të jetë më i madh, duhet të jetë më i fortë dhe duhet të përfshijë vende me potencial të madh për rritje, siç është Maqedonia e Veriut. Ai siguroi se Hungaria edhe në të ardhmen do të mbetet mbështetëse e fortë e integrimeve evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është dashur të jetë anëtare e Bashkimit Evropian shumë kohë më parë, së bashku me vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor.
Shefi i Delegacionit, Darko Kaevski, ishte ftuar në mbledhjen e Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut, ku ishte shqyrtuar lista e parashtruar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për tre kandidatët në Komisionin Evropian për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Johuman dhe Degradues. Pra, Kaevski përpara anëtarëve të Nënkomisionit ua shpjegoi procedurën nacionale të përzgjedhjes, gjegjësisht shpalljen publike të Ministrisë së Drejtësisë, formimin e komisionit përzgjedhës, intervistimin e kandidatëve dhe përpilimin e listës. Kaevski informoi se gjatë hartimit të listës janë marrë parasysh kërkesat dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me nevojën për të siguruar përbërje të balancuar në aspektin gjinor dhe moshës, si dhe profilet e kandidatëve që përfshijnë përvoja të ndryshme profesionale në fushat relevante. Fjalën e fundit për zgjedhjen e kandidatit do ta kenë anëtarët e Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut, në të cilin Maqedonia e Veriut aktualisht nuk ka anëtar.
Deputetja Arta Bilalli Zendeli u zgjodh referuese në emër të Komisionit për Mundësi të Barabarta dhe Mosdiskriminim me temë “Rregullat globale për eliminimin e të gjitha formave të shtypjes fetare”.
Në propozimin për rezolutë, i nënshkruar nga më shumë se 40 deputetë, theksohet se shtypja fetare është shkelja më e zakonshme e të drejtave të njeriut në botë dhe për këtë arsye kërkon zgjidhje të re efektive globale për problemin më të madh dhe më të vjetër në historinë njerëzore. Komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për një grup të ri rregullash të qarta, të padiskutueshme që ndalojnë të gjitha përdorimet politike të fesë që minojnë barazinë njerëzore, pastaj çdo diskriminim fetar për sa u përket të drejtave dhe detyrave, si dhe të gjitha kufizimet në lirinë e fesë dhe besimit. Qëllimi është të ndërtohet konsensusi global gjithëpërfshirës mbi kushtet e qarta juridike për të eliminuar të gjitha format e shtypjes fetare pa asnjë kompromis dhe pa ofenduar asnjë grup fetar. Nënshkruesit e propozimit konsiderojnë se Asambleja Parlamentare duhet t’i bëjë thirrje Këshillit të Evropës të mbështesë procedurat ndërqeveritare për miratimin e marrëveshjes kaq të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara për paqen, drejtësinë dhe një botë më tolerante.

Previous Post

Escobar: Tensionet në Veri kanë potencial për t’u bërë konfrontim rajonal

Next Post

Aksidenti në Lepenc / Arrest shtëpiak për 64 vjeçarin nga Shkupi

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Aksidenti në Lepenc / Arrest shtëpiak për 64 vjeçarin nga Shkupi

Aksidenti në Lepenc / Arrest shtëpiak për 64 vjeçarin nga Shkupi

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk