Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pistorius në Beograd: Po e armatosim Kosovën për stabilizimin e rajonit

07/02/2024
Pistorius në Beograd: Po e armatosim Kosovën për stabilizimin e rajonit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha sot se ka pasur një bisedë të shkurtër, të hapur dhe të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai, në konferencën e përbashkët për shtyp me Vuçiqin, tha se Gjermania po armatos jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe shtetet tjera si kontribut i saj në stabilizimin e rajonit dhe për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të secilit shtet.

I pyetur se në bazë të cilit akt juridik ndërkombëtar Gjermania po e armatos Kosovën, Pistorius tha se “Gjermania furnizon vetëm armë mbrojtëse dhe jo sulmuese”.

Ai ka theksuar se nga perspektiva e Gjermanisë, është duke folur për shtetin sovran të Kosovës.

“Ne e kemi njohur Kosovën, shtetet tjera nuk e kanë bërë, bëhet fjalë për një numër më të vogël shtetesh në botë, është vendim i secilit shtet, por pavarësisht nga çështja e njohjes së një vendi, kërkesë e këtij rajoni duhet të jetë, kur kemi parasysh qëllimin tonë, stabiliteti në rajon si parakusht për afrimin e përbashkët me Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nga të dyja palët janë të rëndësishme. Është një parakusht themelor për stabilitet dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë fakt”, tha Pistorius.

Ministri gjerman theksoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duhet të vazhdojë dhe shtoi se Serbia dhe Kosova duhet të zbatojnë marrëveshjet e dakorduara, si dhe se është i nevojshëm një hetim i plotë për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Previous Post

Lufta civile vijon të ndikojë në Sudan, qytetarët humbin lidhjen me internetin

Next Post

Shpërndau sekretet shtetërore tek anëtarët e krimit të organizuar, dënohet me 14 vite burg zyrtari i Kanadasë

Related Posts

Rajon

Kroacia e tërheqë nga tregu bakllavanë e njohur

02/10/2025
Rajon

Alarme për bomba nëpër shkolla pothuajse në gjithë Serbinë

02/10/2025
Kosovë

“Sami Lushtaku dhe vendimi për mosarrestim” – Top tri deklaratat e zyrtarit amerikan në Hagë në mbrojtje të Thaçit

02/10/2025
Kosovë

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

02/10/2025
Maqedoni

Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrje-dalje në BE, ja çfarë duhet të dini

01/10/2025
Kosovë

Pezullohet marrëveshja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

01/10/2025
Next Post
Shpërndau sekretet shtetërore tek anëtarët e krimit të organizuar, dënohet me 14 vite burg zyrtari i Kanadasë

Shpërndau sekretet shtetërore tek anëtarët e krimit të organizuar, dënohet me 14 vite burg zyrtari i Kanadasë

Bella Hadid rikthehet në pasarelë

03/10/2025

Ora inteligjente e Samsung bëhet pajisja e parë që monitoron sëmundjet e zemrës

02/10/2025

Habit Rovena Dilo: Shqiptarët që dëgjojnë rap bëhen kriminelë

02/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk