Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Peshkaqeni i këput këmbën italianit në Australi, ai nxjerr kamerën për të dhënë lamtumirën

11/12/2023
Peshkaqeni i këput këmbën italianit në Australi, ai nxjerr kamerën për të dhënë lamtumirën
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një italian, 20 vjeç, është sulmuar nga një peshkaqen në plazhin e Queensland në Australi, teksa ishte futur për të notuar, jo shumë larg bregut. Mediat italiane raportojnë se i riu u përlesh për disa minuta me “bishën” e ujit, ndërsa përgatiti edhe një video lamtumire, por në fund e kuptoi se arriti të mbijetonte, por humbi njërën këmbë.

Ai ka rrëfyer aventurën e tij të tmerrshme, e cila mund t’i kishte marrë jetën, në videon e realizuar menjëherë pas sulmit, në tentativë për t’i dhënë lamtumirën njerëzve të tij të dashur. “E nisa këtë video vetëm disa çaste pasi peshkaqeni më kishte sulmuar. Doja të jepja lamtumirën. Nuk e kisha menduar kurrë që do t’i mbijetoja atij përbindëshi. Kam humbur shumë gjak nga kafshimi në këmbë. Nuk e di nëse do të ma presin plotësisht, por kjo nuk ka rëndësi tashmë për mua. Ju jeni heronjtë e mi. Po më jepni forcë për të vazhduar dhe ëndrra ime është t’iu shoh përsëri”, ka thënë 20-vjeçari nga Parma në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Matteo Mariotti ndodhet në Australi që prej nëntorit të vitit 2022 pasi kishte shkuar aty për të studiuar. Të premten, ai ishte njoftuar se gjyshi i tij kishte ndërruar jetë, ndërsa është shprehur se për të larguar mendjen, duke qenë në një vend të largët, kishte vendosur të notonte.

“Ishte ora 16:30 dhe sapo kisha mësuar se gjyshi im Giovanni kishte vdekur. Vendosa të notoja dhe nuk shkova shumë larg bregut. Mora një kamera për të filmuar, siç bëj gjithmonë. Pak pasi kisha hyrë në ujë, ndjeva një dhimbje të tmerrshme në këmbë. Ishte një peshkaqen. Nuk kisha aspak kohë për të reaguar, por kuptova menjëherë se peshkaqeni po më tërhiqte, ashtu siç bën me gjahun e tij. Në një moment, arrita t’i shkëputem dhe ndeza kamerën për të xhiruar lamtumirën time nga kjo botë. Për fat të mirë, një mik i imi, instruktori i zhytjes Tommaso Agosti, kuptoi se çfarë po ndodhte dhe erdhi më shpëtoi duke me nxjerrë në breg. Ai më shtrëngoi këmbën, nga e cila po humbisja shumë gjak. Më pas arriti helikopteri dhe makthi mori fund fatmirësisht, edhe pse me një këmbë të këputur nga peshkaqeni. Të paktën, unë jam gjallë. Më ka mbrojtur gjyshi”, tha i riu për mediat italiane.

Previous Post

Si ndikon dimri në metabolizëm? Një studim i ri ofron përgjigjen

Next Post

Pse trenat u bien borive?

Related Posts

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

13/10/2025
Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Next Post
Pse trenat u bien borive?

Pse trenat u bien borive?

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk