Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës, përcjell Insajderi.

Agjencitë Reuters, Associated press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë kontribuuar për këto mediume.

Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë se “numri ka shkuar në 20 martirë, përfshirë pesë gazetarë dhe një pjesëtar të Mbrojtjes Civile”, pas sulmeve në spitalin Nasser në Han Junis- një kompleks i madh mjekësor në jug qe është shënjestruar disa herë nga Izraeli prej nisjes së luftës.

Sipas vëzhguesve të mediave, rreth 200 gazetarë janë vrarë përgjatë dy vjetëve të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e saj ushtarake kanë kryer sulme në zonën e spitalit në Han Junis.

“Shefi i shtabit të përgjithshëm urdhëroi që të kryhet hetim fillestar sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ushtria përmes një deklarate, duke shtuar se “ndjen keqardhje për dëmet ndaj individëve të papërfshirë” dhe që “nuk i shënjestron gazetarët”.

Spitali Nasser është ndër qendrat e vetme shëndetësore në Rripin e Gazës që është të paktën pjesërisht funksional.

Lufta në Gazë është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, në tetor të vitit 2023, duke lënë të paktën 1.200 njerëz të vrarë, kryesisht civilë.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë të paktën 62.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Gazë.

Organizata ndërkombëtare të ndihmës kanë ngritur alarmin për zi buke në Gazë, teksa shumica e hyrjeve për ndihma mbesin të bllokuara.

Izraeli, në anën tjetër, i hedh poshtë këto vlerësime. /REL/

Previous Post

Shaini: Për një vit qeverisje mbyllëm deponinë famkeqe të Nikushtakut

Next Post

Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare

Related Posts

Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Botë

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025
Next Post

Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk