Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Pesë gabimet që ju bëni, duke tërhequr mushkonjat në oborrin tuaj

13/07/2023
Pesë gabimet që ju bëni, duke tërhequr mushkonjat në oborrin tuaj
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë ata që kanë oborr e dinë mjaft mirë bezdinë që këto mushkonjat shkaktojnë ndërkohë që përpiqeni të kaloni një kohë të bukur me familjarët apo miqtë në ambientet e jshtme të shtëpisë tuaj.

Por a e dini se disa gabime që i bëni padashur mund të jenë shkaku se përse në oborrin tuaj janë mbledhur aq shumë mushkojna? AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë, si edhe me mënyrat si t’i shmangni.

Oborri juaj nuk ka një sistem të mirë kullimi

Nëse ka rënë shi disa ditë më parë dhe në oborrin tuaj gjenden ende pellgje me ujë, ky mund të jetë një nga shkaqet pse prania e mushkonjave mund të jetë shtuar. Mushkonjat kanë nevojë për ujë në tre fazat e para të ciklit të tyre jetësor për të mbijetuar, kështu që uji i ndenjur mund të bëhet një vend foleje për to dhe të inkurajojë rritjen dhe shtimin e tyre. Nëse uji i qëndrueshëm është problemi, është e rëndësishme të pastroni shpesh ulluqet dhe të rivlerësoni sistemin e kullimit të oborrit tuaj. Mund të merrni edhe një ndihmësi të specializuar nëse nuk mund ta bëni vetë.

Ka mbeturina

Nëse nuk gjeni kohë për të pastruar oborrin tuaj, mund të përfundoni duke pasur problem me mushkonjat. Kjo është për shkak se mbeturinat u japin mushkonjave strehim nga era dhe elementë të tjerë. Kjo e bën oborrin një vend të sigurt për folezimin dhe riprodhimin e tyre. Sigurohuni që të ruani ose asgjësoni siç duhet çdo mbeturinë.

Keni harruar të kositni barin

Kombinimi i ujit të ndenjur dhe barit të trashë e të dendur u ofron atyre mbrojtje dhe ushqim për t’u riprodhuar. Mbani barin në oborrin në rregull duke e kositur shpesh dhe thërrisni një profesionist nëse vëreni probleme me sistemin e ujitjes.

Keni lënë jashtë ushqimin

Mushkonjat tërhiqen nga erërat e ëmbla. Kështu që është e rëndësishme se kur ushqimi lihet jashtë të mbahet i mbuluar. Sigurohuni që të hidhni menjëherë mbetjet në një kosh të mbuluar plehrash. Megjithatë mënyra më e thjeshtë për të zgjidhur këtë problem është ta servirni ushqimin në ambiente të mbyllura.

Ka shumë dioksid karboni

Kjo do të thotë se ajri që ne nxjerrim i tërheq ato në oborret tona. Prandaj provoni të përdorni esecnat kundër mushkonjave që përmbajnë përbërës si vaji i eukaliptit ose picaridin. Ato vijnë në shumë forma si pëlhura, spraj për trupin, qirinj dhe byzylykë. Më pas merrni parasysh mbjelljen e bimëve që largojnë mushkonjat. Të tilla si pema e limonit, livanda, kumaku, borziloku, menteja, rozmarina, dhe sherebela.

Previous Post

Cikli i rrezikshëm, artistët vazhdojnë të goditen me objekte gjatë shfaqjeve të tyre

Next Post

Shkupi shkatërron Hegelmanin me rezultatin 5-0, Renaldo Cephas i pandalshëm

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Shkupi shkatërron Hegelmanin me rezultatin 5-0, Renaldo Cephas i pandalshëm

Shkupi shkatërron Hegelmanin me rezultatin 5-0, Renaldo Cephas i pandalshëm

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk