Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Përsëri shtyhen gjykimi për “Drejtorin e Taravarit”

26/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtyrje e re e seancës kundër ish drejtorit të Klinikës për Geriatri në Shkup, Muhsin Arifi, i akuzuar për marrje ryshfeti. Disa minuta para fillimit të seancës së sotme, arsyetimi i Gjykatës Penale për shtyrjen ishte se mbrojtja kishte kërkuar qasje në prova.

“Rasti “Geriatria” është tërhequr pas kërkesës së mbrojtjes, e cila duhet të ketë qasje edhe në provat e siguruara me masa hetimore. Gjykimi do të vazhdojë më 01.09.2025”, thonw nga Gjykata Penale Shkup.

Kjo është përpjekja e dytë për fillimin e procesit gjyqësor për këtë rast, pasi muajin e kaluar gjyqtarja Lenka Davtikova kishte vendosur ta shtyjë seancën pak pas fillimit, për shkak se i pandehuri kryesor atëherë kishte mbetur pa avokat. Përveç Arifit, në këtë rast i akuzuar është edhe Blerim Ameti, i cili e ndihmoi ish drejtorin për të marrë paratë, dhe ndiqet penalisht për veprën penale “Marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.

Sipas aktakuzës, Arifi priste të merrte 100 mijë euro për të shtruar në spital një paciente 42-vjeçare në gjendje të rëndë, për të cilën dinte se kishte pasuri, përkatësisht se zotëronte një apartament prej 94 metrash katrorë në Kapishtec. Ai kishte propozuar që prona e saj të shitej dhe kështu të merrte shumën e plotë që kërkonte.

Si garanci fillestare për ta vendosur në spital, Arifi kërkoi 20 mijë euro, të cilat në emër të tij i mori kujdestari Ameti, i cili ishte person i besuar i tij. Ryshfeti në fakt iu dha nga dëshmitari në procedurë, respektivisht kujdestarja e pacientes, dhe paratë që i ishin dhënë Ametit u siguruan nga MPB-ja dhe u shënuan, pas çka u arrestua menjëherë. Gjyqi për këtë rast pritet të fillojë më 1 shtator, ndërsa përfaqësues ligjor i Arifit do të jetë Skender Mehmeti./ Alsat.mk

Previous Post

Osmani reagon pas zgjedhjes së Bashës në krye të Kuvendit

Next Post

Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

Related Posts

Maqedoni

KSHZ-ja ua hoqi akreditimet tetë vëzhguesve vendas për shkak të agjitimit para një vendvotimi

02/11/2025
Maqedoni

MPB: Nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike

02/11/2025
Maqedoni

9 persona nga Maqedonia dhe Kosova organizuan gara të jashtëligjshme me qen

02/11/2025
Maqedoni

Jehona e votuesve deri në orën 15 për Qytetin e Shkupit! Çairi dhe Saraji me daljen më të vogël

02/11/2025
Maqedoni

E kërkuar prej kohësh, bie në pranga 44-vjeçarja nga Tetova e dënuar për mashtrim

02/11/2025
Maqedoni

Deri në ora 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë arrin 19,96%

02/11/2025
Next Post

Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

KSHZ-ja ua hoqi akreditimet tetë vëzhguesve vendas për shkak të agjitimit para një vendvotimi

02/11/2025

Sinan Vllasaliu: Estrada sot është më e paedukatë, janë rehatuar me playback

02/11/2025

MPB: Nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk