Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

“Përplasjet mes ..”, si u zëvendësua Einxhel Shkira me Olta Gixharin?

15/10/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur mungojnë edhe pak ditë nga nisja e “Big Brother Kosova”, emri i Olta Gixharit si opinioniste ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E teksa asnjë prej banorëve pjesëmarrës nuk dihet zyrtarisht ende, produksioni ka konfirmuar emrin e aktores, e cila do të jetë përkrah Milaim Zekës në këtë eksperiencë të re për të. Përkrah gazetarit, në rrjet u përfol se do të ulet një tjetër emër mjaft i njohur për publikun — Einxhel Shkira.

Mirëpo thuhet se pak para nisjes së spektaklit “Kryefjala” ka bërë të ditur se mes Shkirës dhe Producentes Ekzekutive, Olsa Muhameti ka pasur një përplasje të fortë. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur mes dyshes, sakaq një reagim publik për lajmin e qarkulluar në rrjet nuk ka ardhur as nga Einxhel dhe as nga Olsa. Sakaq faqja zyrtare e ka konfirmuar emrin e Oltës si opinioniste, duke mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull. Vetëm pak ditë më parë, “Panorama” shkroi se tashmë Olta, së bashku me familjen e saj do të zhvendosen në Tiranë. Muajt e fundit, ajo dhe Dori kanë blerë një shtëpi në Tiranë, ku edhe pritet të zhvendosen së shpejti.

Kështu, tashmë jeta e familjes do të jetë më intensive në Tiranë, sesa në Valencia, ku edhe jetonin deri disa muaj më parë. Aktorja ka qenë shumë diskrete në fotot që ka publikuar me partnerin e saj, duke preferuar që ta lërë atë larg vëmendjes së ndjekësve, megjithatë, tashmë imazhi i Dorit është zbuluar. Duket se edhe pjesëmarrja e saj në këtë edicion të “Big Brother” si opinioniste, është një ndër arsyet pse ajo ka vendosur që të rikthehet. Tashmë, për më shumë se 3 muaj, aktorja do ta organizojë jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, duke realizuar kështu një ëndërr të sajën.

Kujtojmë që emri i saj u përfol si një ndër pretendentet për të qenë opinioniste në “Big Brother Vip 3” këtu në Tiranë. Por duket se në atë kohë, aktorja nuk mundi ta merrte këtë post, duke u zhvendosur nga Shqipëria për disa muajt. Tashmë, që ka sjellë në jetë edhe djalin e saj të dytë, Olta duket më së gati për t’u rikthyer ekranit. Por teksa emri i saj u konfirmua, të shumtë kanë qenë kuriozët që kanë pyetur se çfarë ndodhi me Einxhel dhe lajmet se, në fakt, do të ishte ajo në poltronën e opinionistet këtë vit.

Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”. Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj. Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit.

Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”. “Të lutem, prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram. Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

Previous Post

VLEN: Themelimi i Akademisë Shqiptare drejt realizimit

Next Post

Berlin, Mucunski takoi homologen gjermane

Related Posts

Showbiz

Shënohet histori/ Kush është 15-vjeçari që fitoi çmimin “Emmy”?

15/09/2025
Showbiz

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025
Showbiz

Nuk përmbahet Kaderi, shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit

14/09/2025
Showbiz

Nora Istrefi mahnit me elegancë, shfaqet zonjë e vërtetë me stil serioz

14/09/2025
Showbiz

Pajtohen Egli dhe Xheneta, së shpejti mund t’i shohim në një projekt të ri?

13/09/2025
Showbiz

Horoskopi 12 shtator 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

12/09/2025
Next Post

Berlin, Mucunski takoi homologen gjermane

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk