Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Përplasjet fizike në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë kundër zv. kryeministrit dhe tre deputetëve

30/10/2023
Përplasjet fizike në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë kundër zv. kryeministrit dhe tre deputetëve
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me përleshjen fizike të 13 korrikut në një seancë plenare në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Bislimi dhe deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa dyshohen për kryeje të veprave penale “sulm”, ndërsa Beqa akuzohet edhe për “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

Ndaras, për këtë çështje penale, Prokuroria ka thënë se ekziston dyshim i bazuar që deputeti tjetër, Bekim Haxhiu e ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Më 13 korrik, në sallën e Kuvendit përleshjet janë zhvilluar mes anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përleshjes i ka paraprirë një javë me akuza të ashpra rreth një audio-incizimi, në të cilin Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar duke pohuar se ka komunikuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Partitë opozitare patën reaguar ashpër ndaj Qeverisë, pas publikimit të audio-incizimit.

Në fund të shtatorit, Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunajku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë më pas edhe me tre sulmues.

Kosova ka bërë thirrje disa herë që Radoiçiq të ekstradohet nga Serbia./ REL

Previous Post

Von der Leyen me fjalë të mëdha për kryesimin e Bujar Osmanit me OSBE-në (VIDEO)

Next Post

Pse Maqedonia ishte e përmbajtur në OKB për Gazën? Përgjigjet Kovaçevski

Related Posts

Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Kosovë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

01/11/2025
Next Post
Pse Maqedonia ishte e përmbajtur në OKB për Gazën? Përgjigjet Kovaçevski

Pse Maqedonia ishte e përmbajtur në OKB për Gazën? Përgjigjet Kovaçevski

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025

Drejtoresha dyshohet se shpërndante materiale partiake, rasti përfundon në Prokurori

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk