Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Përplasje Blinken-Lavrov për Ukrainën në takimin e OSBE-së në Maltë

06/12/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u përplas të enjten në mënyrë indirekte me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në takimin vjetor të OSBE-së për sigurinë, duke akuzuar Perëndimin se rrezikon përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, por u largua përpara se zoti Blinken dhe ministrat e jashtëm të vendeve të tjera të mund të përgjigjeshin.

Duke folur në takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Maltë, Lavrov akuzoi Perëndimin për ringjalljen e Luftës së Ftohtë dhe provokimin e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Ai tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara u nxitën nga dëshira për të “rikthyer NATO-n në qendër të vëmendjes politike”. “Pas turpit në Afganistan, kishte nevojë për një armik të ri të përbashkët”, tha zoti Lavrov gjatë ndalesës së tij të parë në një vend të BE-së që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

“Rezultati i kësaj është rimishërimi i Luftës së Ftohtë, por tani me rrezikun shumë më të madh të përshkallëzimit të saj në fazën e nxehtë.”

Sekretari Blinken, i cili foli pasi Lavrov u largua nga salla e takimit, u përgjigj duke fajësuar Rusinë për përshkallëzimin situatës në rajon, duke vënë në dukje se ministri i jashtëm rus, folësi i katërt në takim, nuk qëndroi për të dëgjuar fjalimet e homologëve të tjerë.

“Le të flasim për përshkallëzimin”, tha Sekretari Blinken, duke përmendur dislokimin e forcave të Koresë së Veriut në Evropë, përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi për të sulmuar Ukrainën, vendimin e Rusisë për të ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Zoti Lavrov foli për të drejtën sovrane të çdo shteti anëtar për të bërë zgjedhjet e veta”, tha Sekretari Blinken. “Kjo është pikërisht ajo për të cilën bëhet fjalë: të drejtën sovrane të Ukrainës dhe popullit ukrainas për të bërë zgjedhjet e tyre për të ardhmen, jo që ato zgjedhje të bëhen nga Moska”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha, i cili ishte i pari që mbajti fjalimin, doli nga salla ndërsa zoti Lavrov po përgatitej të merrte fjalën. Atij iu bashkuan edhe ministrat e jashtëm të Polonisë dhe Estonisë.

Para se të largohej nga salla, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e quajti homologun e tij rus Sergej Lavrov një “kriminel lufte”.

“Ukraina vazhdon të luftojë për të drejtën e saj për të ekzistuar. Dhe krimineli rus i luftës në këtë tryezë (Lavrov) duhet ta dijë këtë: Ukraina do të ketë sukses dhe drejtësia do të mbizotërojë”.

Kjo ishte vizita e parë të zotit Lavrov në një vend anëtar të BE-së që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Pjesëmarrja e Loavrovit në forume me zyrtarë të lartë perëndimorë ka qenë relativisht e rrallë, megjithëse ai kohët e fundit mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe samitin e G20-ës në Brazil.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se Malta i kishte dhënë asaj vizën për të shoqëruar Lavrovin në këtë takim.

Ministria e Jashtme e Maltës tha se tre vende anëtare të OSBE-së kishin kundërshtuar zgjatjen e vizës për zonjën Zakharova, e cila është në listën e personave që u ndalohet udhëtimi në BE. Zoti Lavrov është gjithashtu subjekt i sanksioneve të BE-së, por nuk përballet me ndalim të udhëtimit.

Zoti Lavrov mori pjesë në një takim të OSBE-së vitin e kaluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por Polonia ia refuzoi atij vizën në 2022 vitin për shkak të fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Sekretari Blinken udhëtoi për në Maltë nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin e tij të fundit të NATO-s si përfaqësues i administratës së Presidentit Biden, të cilës i përfundon mandati më 20 janar. Ministri i Jashtëm i Ukrainës ishte gjithashtu i pranishëm, pasi Ukraina bojkotoi takimin e vitit të kaluar për shkak të pjesëmarrjes së zotit Lavrov.

Reporterët pa Kufij i bënë thirrje OSBE-së të punojë për lirimin e 38 gazetarëve të arrestuar nga Rusia, duke përfshirë 19 ukrainas të arrestuar në territoret e pushtuara në mënyrë të paligjshme nga Moska. Organizata Reporterët pa Kufij tha përmes një deklarate se Rusia vendi i pestë në botë për nga numri i gazetarëve të arrestuar. /VOA

Previous Post

Horoskopi 6 Dhjetor 2024, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Next Post

Qeveria siguron kushte dinjitoze për qytetarët – 675 produkte ushqimore me çmime të ulëta gjatë festave të fundvitit

Related Posts

Botë

Skandali i CV-ve trondit politikën spanjolle, disa figura politike japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

05/08/2025
Botë

OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse

05/08/2025
Botë

OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse

05/08/2025
Botë

Drerët viktima të valës së të nxehtit në Finlandë

05/08/2025
Botë

Dërgimi i armëve amerikane në Ukrainë, tre vende nordike japin 500 milionë dollarë

05/08/2025
Botë

Njëri do marrëveshje ndërsa tjetri fitore, Trump dhe Putin drejt një përplasjeje?

05/08/2025
Next Post

Qeveria siguron kushte dinjitoze për qytetarët - 675 produkte ushqimore me çmime të ulëta gjatë festave të fundvitit

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

05/08/2025

Morena Taraku shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj!

05/08/2025

Rituali i ri i gjumit që po ndihmon mijëra njerëz, gjithçka që duhet të dini

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk