Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Përkujtim solemn në Qendrën Memoriale “Bllaca 1999” – 26 vjet nga eksodi i dhimbshëm

08/04/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në Qendrën Memoriale “Bllaca 1999”, u mbajt një ceremoni përkujtimore për një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë sonë moderne – eksodin e Bllacës, i cili në prillin e vitit 1999 preku thellë shpirtin e kombit shqiptar. Me përulësi dhe nderim, u vendosën lule pranë Murit të Kujtesës, simbol i gjallë i qëndresës dhe vuajtjes së mijëra shqiptarëve të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre.

Drejtori i ITSHKSH se – , z. Asani, theksoi se “Prilli i vitit 1999 ishte një plagë që u hap për gjithë kombin shqiptar. Një plagë që nuk e mbulon as koha dhe as heshtja.” Ai shtoi se ndonëse kanë kaluar 26 vjet, kujtimi i atyre ditëve të errëta mbetet i gjallë: “Sot kam kënaqësinë dhe përgjegjësinë morale të ndaj me ju ndjesinë e thellë se jemi protagonistë të kujtesës. Ne jemi ata që morëm përsipër të mos lejojmë që kjo histori të mbulohet nga pluhuri i harresës.”

Në ceremoni morën pjesë edhe znj. Teuta Shala Peli, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, veterani i luftës z. Izmit Nura dhe historiani z. Besnik Rahmeti.

Drejtoresha Shala Peli në fjalën e saj theksoi: “Sot, në këtë ditë, kujtojmë eksodin tragjik të Bllacës, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata të cilët 26 vjet më parë, forcat serbe i detyruan me dhunë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u ballafaquar me vuajtje të paimagjinueshme. Eksodi i Bllacës është një dëshmi e forcës dhe sakrificës së popullit tonë, që me shpirt të palodhur, ka mbijetuar dhe ka vazhduar të ndjekë rrugën drejt lirisë dhe paqes. Ky është një kujtim i sakrificës së atyre që humbën gjithçka, për të mbajtur të gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë.”

Me rastin e kësaj dite përkujtimore, u zhvillua edhe një vizitë në Komunën e Hanit të Elezit, ku delegacioni u prit ngrohtësisht nga kryetari i komunës, z. Mehmet Ballazhi. Gjatë takimit u diskutua rëndësia historike dhe kombëtare e Qendrës Memoriale “Bllaca 1999” dhe nevoja për përkrahje institucionale për zhvillimin e mëtejmë të këtij projekti madhor. Kryetari Ballazhi shprehu përkushtimin e tij për të mbështetur dhe investuar në këtë qendër, me qëllim që ajo të zë vendin e merituar si një hapësirë përkujtimi, edukimi dhe reflektimi kombëtar.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, u ripërtëri angazhimi për të mbajtur gjallë kujtimin e kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të mbështetur ata që ende ndiejnë pasojat e saj. Qendra Memoriale “Bllaca 1999” mbetet jo vetëm një hapësirë dokumentimi, por edhe një akt i drejtësisë dhe i ndërgjegjes kolektive ndaj çdo viktime dhe çdo të mbijetuari.

 

 

Previous Post

“Provokim për shqiptarët”/ Tabela me Pejën pjesë të Serbisë, në Malin e Zi nisin hetimet

Next Post

Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve- Vëmendja në Londër

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Sonte ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve- Vëmendja në Londër

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk