Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Përjashtohet Etrit Berisha, shkak portieri sërb

21/02/2023
Përjashtohet Etrit Berisha, shkak portieri sërb
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha nuk pranoi të jetë zëvendës i portierit serb, përjashtohet nga ekipi

Portieri serb Vanja Milinkovic-Savic këtë sezon është i preferuari i trajnerit Ivan Juric.

Kjo ka bërë që portieri kosovar, Etrit Berisha kohëve të fundit të përfundonte në bankën rezervë.

Por, përfaqësuesi shqiptar nuk e ka pranuar këtë rol dhe me këtë rast është përjashtuar nga ekipi.

Prishtinasi po ushtron i vetëm dhe përkundër dëshirës, nuk mundi të gjente angazhim diku tjetër gjatë janarit, pavarësisht se u përmend Galatasaray si opsion.

E trajneri Ivan Juric, i cili në edicionin e kaluar i besoi pa asnjë dyshim Etrit Berishës, tash ia ka kthyer shpinën atij.

“Në sezonin e kaluar, Berisha e ka dhënë një kontribut të madh, por tash po has në vështirësi për ta pranuar këtë situatë. Ai stërvitej keq dhe kjo është një gjë e dëmshme. Kush nuk ushtron mirë dhe si duhet, do të qëndrojë jashtë ekipit. Preferoj më shumë që me ekipin të ushtrojë Gemello, i cili do të jetë portieri i dytë”, deklaroi trajneri Juric për mediat italiane.

Berisha nuk është ftuar që nga ndeshja e humbur nga Spezia, më 15 janar, ndërsa nuk ishte futur asnjëherë në lojë në ndeshjet paraprake deri në atë datë.

Herën e fundit, Berisha kishte qenë titullar në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Romës më 20 maj.

Sidoqoftë, trajneri Juric tash e preferon më shumë portierin serb, Milinkovic-Savic, shkruan “Gazeta Express”.

Gjatë verës, ish-portieri i Lazios dhe Atalantës do të largohet gjithsesi nga Torino, ku luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Mërgim Vojvoda.

Previous Post

Dr.Rabie Mustafi, specialiste shqiptare në fushën e pulmologjisë

Next Post

Djali i Talat Xhaferit, prokuror i ardhshëm

Related Posts

Aktuale

Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë

02/11/2025
Sport

Salah: Nuk jam i lumtur me këtë fillim, e dija që do të ishte sezon i vështirë

02/11/2025
Sport

Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës (VIDEO)

02/11/2025
Aktuale

“Në Saraj 1,86%, në Çair 2,43%”, KSHZ: Jehona e votuesve në Qytetin e Shkupit deri në ora 11:00 është 8,30%

02/11/2025
Aktuale

Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

02/11/2025
Aktuale

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025
Next Post
Djali i Talat Xhaferit, prokuror i ardhshëm

Djali i Talat Xhaferit, prokuror i ardhshëm

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk