Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Perinski: Po ecim drejt zhvillimit të barabartë të pjesëve urbane dhe rurale të komunës

14/02/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski, së bashku me zv/ministrin e tij, Erxhan Selimi, vizituan sot Komunën e Gazi Babës, në suaza të vizitave në terren nëpër komuna “Ku zemra është në shtëpi”. Gjatë bisedës me kryetarin e komunës, Boban Stefkoski dhe anëtarët e Këshillit Komunal, ata diskutuan për ndryshimet aktuale në Ligjin për Pushtetin Lokal, pjesëmarrjen e Komunës në thirrjen e dytë publike për mbështetje financiare për projekte infrastrukturore, si dhe për sfidat dhe nevojat me të cilat përballet komuna, të bazuara në kërkesat e qytetarëve.

Ministri Perinski shprehu kënaqësinë për përpjekjet e kryetarit Stefkoski për përmirësimin dhe zhvillimin e të gjitha pjesëve të Komunës së Gazi Babës.

“Kjo është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se komuna ka një pjesë të konsiderueshme rurale dhe integrimi i pjesës urbane dhe rurale është kyç për të siguruar një rritje të qëndrueshme dhe të barabartë. Fokusimi ynë si Qeveri është mbështetja për ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve publike, me qëllim zhvillimin e tërë komunës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për zona urbane apo rurale. Po vazhdojmë të punojmë për një zhvillim që do të përfshijë dhe përmirësojë të gjitha pjesët e komunës”, tha Perinski.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e ndryshimeve të Ligjit për Qytetin e Shkupit, nëse ndryshimet në Ligjin për Pushtetin Lokal parashikojnë një mekanizëm që do të garantojë zbatimin e vendimeve të Këshillit nga ana e kryetarit, ndërsa këshilltarët propozuan që të bëhen ndryshime edhe në kriteret për indeksin e shkallës së zhvillimit të komunave. Ndërsa ministri i informoi të pranishmit për programet e Ministrisë që ofrojnë mbështetje për komunat, përveç thirrjes publike për projekte infrastrukturore.

Kryetari Stefkoski shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin deri tani me Ministrinë dhe përshëndeti iniciativën për vizitat në terren nëpër komuna, duke informuar se Komuna tashmë ka aplikuar me 12 projekte në thirrjen e dytë publike për mbështetje financiare për projekte infrastrukturore.

“Mendoj se mbështetja është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e shpejtë të komunave, me theks të veçantë në zhvillimin rajonal të barabartë, sepse përmes saj do të zgjidhen problemet dekadëshe me të cilat përballen komunat, sidomos me karakteristikat e veçanta që ka Komuna e Gazi Babës, ku pjesa më e madhe e territorit të saj është zonë rurale. Jam i bindur se përmes këtij projekti do të zgjidhim të gjitha ato probleme që kanë qytetarët, të cilat lidhen me infrastrukturën komunale dhe rrugore”, theksoi Stefkoski.

Nesër, në kuadër të “Ku zemra është në shtëpi”, ministri Perinski do të mbajë një takim me përfaqësues të sektorit të biznesit dhe organizatave joqeveritare, punonjës të kulturës dhe sportit. Janë të ftuar gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë pyetje, propozime dhe sugjerime për përparimin e mëtejshëm të Komunës. Takimi do të mbahet në orën 12:30 në shkollën fillore “Dane Krapçev”.

Previous Post

Kryeministri Mickoski zhvilloi takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta

Next Post

Durmishi-Oda e Tregtarëve: Është dakorduar që javën e ardhshme të merret vendim përfundimtar për çmimet

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Durmishi-Oda e Tregtarëve: Është dakorduar që javën e ardhshme të merret vendim përfundimtar për çmimet

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk