Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

03/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të samitit qeveritar hungarezo-maqedonas, i cili po mbahet në Budapest, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Përinszki, realizoi takim dypalësh me Tibor Navraçiq, ministrin për Administratë Publike dhe Zhvillim Rajonal të Hungarisë.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan për zhvillimin rajonal, qëndrueshmërinë e sistemeve të qeverisjes lokale, decentralizimin dhe organizimin territorial të të dyja vendeve, si dhe ndanë dhe shkëmbyen përvoja dhe praktika me interes për përmirësimin e mënyrave të funksionimit të vetëqeverisjes lokale në të dyja vendet.

U shkëmbyen gjithashtu përvoja për mënyrën dhe organizimin e ministrisë hungareze në pjesën e mekanizmave që përdor për zhvillimin rajonal, digjitalizimin e shërbimeve lokale dhe forcimin e kapaciteteve komunale.

“Bashkëpunimi dhe mbështetja e deritanishme nga miqtë tanë hungarezë është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Hungaria është një mik dhe partner afatgjatë në reformat tona dhe me kënaqësi ndajmë praktikat e saj të suksesshme në fusha që janë me rëndësi të madhe për vetëqeverisjen tonë lokale dhe zhvillimin rajonal. Ky takim është një tjetër dëshmi e mbështetjes së fortë dhe të vazhdueshme që marrim nga Hungaria, ndërsa njëkohësisht hap mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, deklaroi ministri Përinski pas takimit, ku u diskutua edhe për mundësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e rrjetëzimit të komuniteteve tona lokale brenda programeve të BE-së, gjë që do të kontribuonte në nxitjen e inovacioneve dhe praktikave më të mira në nivel lokal.

“Përvojat e ndara janë veçanërisht të rëndësishme për përmirësimin e kapaciteteve të administratës lokale dhe zhvillimin rajonal në vendin tonë, ndërsa intensifikimi i bashkëpunimit është një hap i rëndësishëm në forcimin e partneritetit tonë me Hungarinë, si dhe në realizimin e ambicieve evropiane të vendit,” shtoi Perinski, i cili gjatë takimit informoi ministrin Navraçiq për progresin e deritanishëm të projektit për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore – një nga masat më të rëndësishme të qeverisë sonë për avancimin e zhvillimit komunal, që po realizohet me fondet e siguruara nga kredia hungareze.

Previous Post

Kërcënim për bombë, policia evakuon stacionin kryesor të trenit në Vjenë

Next Post

Fustani i Selena Gomez në Oscar u bë me mbi 16 mijë copa xhami

Related Posts

Maqedoni

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

05/08/2025
Maqedoni

Çairi e Tetova anëtare të “Sister Cities International”, Ganiu: Moment i rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të komunës

05/08/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projektin e radhës për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

05/08/2025
Aktuale

Gashi: Të tregojmë dashuri, jo urrejtje. Shkëndija është simbol krenarie për shqiptarët

05/08/2025
Aktuale

MPB me thirrje për tifozët: Mbështetni ekipet në mënyrë sportive, çdo gjuhë e urrejtjes do të sanksionohet ashpër!

05/08/2025
Maqedoni

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

05/08/2025
Next Post

Fustani i Selena Gomez në Oscar u bë me mbi 16 mijë copa xhami

Anxhela Peristeri zbulon si arriti të humbasë 10 kilogramë

05/08/2025

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

05/08/2025

Morena Taraku shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj!

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk