Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Përgjimet, Mickoski premton përgjegjësi

08/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parandalim të keqpërdorimeve me përgjimet dhe përgjegjësi, kërkon kryeministri Hristijan Mickoski i cili thotë se në vend është përgjuar nga vitet 90. Sipas Mickoskit, tani pyetja e vërtetë nuk është nëse materialet do të deklasifikohen.

“Me hapa të tillë, po sulmohen themelet e demokracisë, po sulmohet rendi kushtetues dhe pasojat e një sistemi të tillë të shtrembëruar jo vetëm që po shkatërrojnë breza njerëzish, por edhe po rrezikojnë të gjithë vendin, duke vendosur sistemin e sigurisë në një pjatë. Sulme të tilla shkatërrojnë edhe fatet njerëzore, më shpesh duke shpikur situata, kontakte, duke shtuar gjëra që nuk ekzistojnë. Unë jam dëshmitar i kësaj personalisht, duke parë materialin që lidhet me mua dhe madje edhe të familjes time. E kuptoj për mua, por për fëmijët?! Këtu dua të theksoj, çështja nuk është a do të deklasifikohen materialet. Kjo nuk është relevante. Këtë e shoh si frikë dhe panik të atyre që bëjnë thirrje për këtë gjë dhe si justifikim për defokus nga dilemat e vërteta… Pyetja e vërteta është si t’i pengojmë keqpërdorimet dhe kjo të mos përsëritet më. Kjo do të ndodhë vetëm kur të ketë përgjegjësi”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Duke theksuar se të gjitha materialet dhe informacionet në lidhje me përgjimet dhe ndjekjen e jashtëligjshme i janë dorëzuar Prokurorisë, Mickoski, gjatë shënimit të Ditës së pavarësisë, tha se do ta ndjekë nga afër këtë rast dhe premtoi që nuk do të lejojë, siç tha ai, që çështja të fshihet poshtë qilimit.

“Të gjitha materialet nga institucionet dhe informacionet në lidhje me mbikëqyrjen e paligjshme, dy herë nga dy agjencitë e sigurisë, i janë dorëzuar prokurorisë. Ne i dimë kapacitetet e tyre të dobëta dhe besimin e ulët tek ata, por ne do ta ndjekim këtë rast nga afër dhe vetëm që ta dinë, kjo çështje nuk do të fshihet nën qilim. Kjo është çështje e mbijetesës së shtetit. Dhe në periudhën që vjen, nyja do të zgjidhet”, shtoi ai.

Pas dyshimeve që janë shprehur publikisht për përgjime të jashtëligjshme në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Agjencinë e Zbulimit nga viti 2019-2024, Prokuroria e Krimit të Organizuar ka nisur parahetimet. Një mbikëqyrje pas këtyre dyshimeve pritet të bëjnë edhe Komisionet parlamentare për mbikëqyrjen e punës së këtyre institucioneve.

Dyshimet e publikuara nga ASK-ja dhe nga kryeministri flasin për përgjim dhe ndjekje të tij gjatë kohës kur ka qenë lider i opozitës, të gazetarëve dhe të disa personave të tjerë./Alsat.mk

Previous Post

Murtezani në panel diskutimin për rolin e Shqiptarëve në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian në Tiranë

Next Post

Azetit i ndodh e papritura, anulon të gjitha koncertet

Related Posts

Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

08/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Punë, jo fjalë-fillojmë rikonstruimin e tërësishëm të rrugës

08/09/2025
Aktuale

MPB: Ndërpritet trafiku në rrugën nga Kryqëzimi i Mavrovës drejt Gostivarit për shkak të një aksidenti, automjetet po devijohen në rrugë dytësore

08/09/2025
Aktuale

Murtezani në panel diskutimin për rolin e Shqiptarëve në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian në Tiranë

08/09/2025
Maqedoni

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, ka një mesazh për politikanët maqedonas!

08/09/2025
Next Post

Azetit i ndodh e papritura, anulon të gjitha koncertet

Turqi, kufizohet qasja në rrjete sociale

08/09/2025

Foda me disa ndryshime ndaj Suedisë, formacionet zyrtare

08/09/2025

Sylvinho: Për të shkuar në Botëror rruga është shumë e vështirë

08/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk