Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Përgjimet e El Chekës, reagojnë BDI dhe VLEN

15/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë politike kanë reaguar në lidhje me publikimin e përgjimeve nga El Cheka për Kërçovën.

Nga VLEN vlerësojnë se përgjimet reflektojnë kulturën politike 20-vjeçare.

“VLEN ndjek me shqetësim skandalin e fundit që qarkullon në rrjetet sociale dhe që ka tronditur opinionin publik si në Kërçovë ashtu edhe më gjerë, ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim shihet në situata që e degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik. Ky është vetëm reflektim i kulturës politike që për 20 vite ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard. Ne nuk gëzohemi për turpin e askujt, por kemi detyrim të themi qartë se Kërçova meriton më mirë. Kjo është arsyeja pse qytetarët e Kërçovës, më 19 tetor, kanë shansin të flasin me një zë kundër këtij modeli të degraduar”, thanë nga VLEN.

Ndërkaq nga BDI thonë këto xhirime janë shpikje, të montuara dhe fabrikim i fakteve.

“Fatkeqësisht, beteja për Kërçovën po shndërrohet sërish në një garë etnike, në vend që të mbetet një përballje idesh dhe vizionesh për qytetin. Sa herë që shqiptarët në Kërçovë janë bërë faktor vendimmarrës, janë aktivizuar mekanizmat e nëntokës – laboratorët e shërbimeve që punojnë në errësirë – për t’i ndarë, për t’i përçarë dhe për t’i diskredituar përfaqësuesit e tyre politikë.

Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë “fakte”, dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që qytetari të humbasë besimin te politika dhe të qëndrojë në shtëpi ditën e vendimit.

Kërçova nuk do të bjerë në këtë grackë. Qytetarët tanë janë të mençur, dinë të dallojnë propagandën e fabrikuar nga realiteti. Ne do të vazhdojmë me qetësi, me dinjitet dhe me bindjen se e ardhmja e Kërçovës nuk ndërtohet me shpifje, por me punë, me përkushtim dhe me respekt për secilin qytetar – pa dallim etnie apo përkatësie.

Le ta ruajmë Kërçovën nga ndyrësia e politikës së vjetër. T’i themi JO manipulimeve dhe PO dinjitetit, bashkëjetesës dhe zhvillimit që i takon këtij qyteti.

Dhe krejtësisht në fund, është thelbësore që para çdo reagimi publik apo nxjerrjeje përfundimesh të verifikohet me kujdes autenticiteti i materialit audio. Vetëm pas një vlerësimi të qartë dhe të besueshëm nga institucionet apo ekspertët përkatës mund të flitet me përgjegjësi mbi përmbajtjen e tij. Çdo koment apo diskutim pa një konfirmim të tillë do të ishte spekulativ dhe potencialisht i dëmshëm, si për personat e përfshirë”, thanë nga BDI.

Previous Post

Kasami takim me të rinjtë: Ju vetë duhet ta hartoni rrugën tuaj

Next Post

Ali Ahmeti nga Çairi: Më 19 tetor të votojmë për Çairin e vërtetë me Bujar Osmanin

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025
Aktuale

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Çairi: Më 19 tetor të votojmë për Çairin e vërtetë me Bujar Osmanin

15/10/2025
Maqedoni

Kasami takim me të rinjtë: Ju vetë duhet ta hartoni rrugën tuaj

15/10/2025
Maqedoni

Prokuroria aprovoi ankesën e Lidhjes së Boshnjakëve kundër Stoillkoviqit

15/10/2025
Next Post

Ali Ahmeti nga Çairi: Më 19 tetor të votojmë për Çairin e vërtetë me Bujar Osmanin

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk