Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Përgatitjet për Ukrainën, Asani shqetëson trajnerin Sylvinho

17/11/2024
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas barazimitpa gola me Republikën Çeke, Kombëtarja ka zbritur menjëherë në fushë. Kuqezinjtë zhvilluan menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit në Nations League me Ukrainën. Çështja më e rëndësishme në skuadër lidhet me gjendjen e sulmuesit tëkrahut, Jasir Asani.

Ai u largua nga fusha i dëmtuar pas vetëm 30 minutave lojë dhe tashmë po mbahet në monitorim nga mjekët e skuadrës. Federata njoftoi se numri 9 “do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas problemit që pati në ndeshjen ndaj Çekisë dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo për takimin ndaj Ukrainës”.

Ky fakt e mban në ankth teknikun Sylvinho, të cilit do t’i duhet të bëjë pa një prej lojtarëve që parapëlqen më tepër. Edhe pse me dëmtimin e Asanit do të duhet të ndryshojnë planet për ndeshjen, alternativat cilësore në dispozicion nuk mungojnë.

Në krahët e sulmit të gatshëm janë Uzuni, Muçi, Arbër Hoxha por edhe Seferi, duke bërë që Shqipëria të ruajë potencialin ofensiv me lojtarë tejet cilësorë. Për sa i takon stërvitjes, ekipi u nda në dy grupe.

Futbollistët që luajtën gjatë gjithë lojës me Çekinë, bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi, për të rikuperuar forcat. Ndërkohë, lojtarët që nuk u aktivizuan zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës.

Këtë të hënë, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës, me stërvitjen zyrtare që do të zhvillohet në orën 16:30në Arenën Kombëtare.

Previous Post

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti: Zbarkojmë në Prishtinë që të forcojmë frymën e bashkëpunimit ndërshtetëror

Next Post

Jinping takohet me Biden në pritje të ‘’stuhisë’’

Related Posts

Sport

Kupa e Botës 2026: Gjigantët e futbollit drejt betejës së madhe në Amerikë

16/10/2025
Sport

Ronaldo përmbys historinë e futbollit me një tjetër rekord botëror

15/10/2025
Sport

Këto janë 28 kombëtaret që siguruan biletën për në Botëror

15/10/2025
Aktuale

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Shqipëri

Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

14/10/2025
Shqipëri

Sot ndeshja Shqipëri-Jordani, policia njofton masat: Kufizim qarkullimi në disa akse

14/10/2025
Next Post

Jinping takohet me Biden në pritje të ‘’stuhisë’’

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025

Mexhiti nga tubimi qendror në Çair: E kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk