Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Përgatitjet për seancën konstituive, Konjufca takon sot kryetarët e partive

08/04/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të takojë të martën kryetarët e partive politike në vend, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive.

Takimi për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet në orën 12:00.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit, pasi Kosova mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, rrjedhimisht do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend.

Në bazë të këtyre rezultateve, ulëse në Kuvend ka fituar edhe PDK-ja me 24 deputetë, LDK me 20 deputetë si dhe AAK me 5 deputetë. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka siguruar tre deputetë në legjislativ, duke garuar në koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Serbëve u takojnë gjithashtu dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultateve, një ulëse e ka fituar politikani serb dhe ministri në detyrë në Qeverinë Kurti 2, Nenad Rashiq, dhe 9 ulëse do t’i takojnë Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila financohet nga Beogradi.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, asnjë parti nuk mund ta formojë e vetme qeverinë.

Gjatë ditës së hënë u bë e ditur se Kurti ka ftuar për takim konsultativ kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në LDK për KosovaPress thanë se kryetari Abdixhiku do të shqyrtojë këtë ftesë dhe më pas do t’i përgjigjen Kurtit.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion qeverisës me Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet jo shumicë, përjashto Listës Serbe, po konsiderohet skenari më real për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Megjithatë, në partinë e Albin Kurtit si dhe atë të Fatmir Limajt nuk kanë konfirmuar për KosovaPress nisjen e diskutimeve për arritjen e një koalicioni, përkundër që është raportuar për një takim në mes tyre,

Mirëpo, derisa kanë mbetur edhe një javë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, arritja e një dakordimi të tillë po shihet e mundshme. /KosovaPress

Previous Post

Parashikimi i motit për sot

Next Post

Gani Germia bëhet pjesë e Ferma Vip

Related Posts

Kosovë

Zbulohet opinionistja e parë e Big Brother Vip Kosova 4

16/10/2025
Kosovë

Rruga e Kombit pa pagesë për 24 orë për protestën në mbështetje të UÇK-së

16/10/2025
Kosovë

Zbulohet data e madhe e nisjes për ‘Big Brother VIP Kosova 4′

16/10/2025
Kosovë

FSK-ja hyn gabimisht në veri

16/10/2025
Botë

Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

16/10/2025
Kosovë

“Liria ka Emër”, sot fillon marshi me motoçikleta drejt Hagës

15/10/2025
Next Post

Gani Germia bëhet pjesë e Ferma Vip

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025

Mexhiti nga tubimi qendror në Çair: E kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk