Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Përfaqësimi i drejtë në sektorin publik: me trendin aktual, përfaqësimi adekuat i komuniteteve do të arrihej në vitin 2055

21/03/2024
Përfaqësimi i drejtë në sektorin publik: me trendin aktual, përfaqësimi adekuat i komuniteteve do të arrihej në vitin 2055
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një analizë e re e Institutit për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi paraqet një pasqyrë të përgjithshme të përfaqësimit të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik të Maqedonisë së Veriut, bazuar në të dhënat e Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë të IPP Arbën Xhaferi.

Indeksi i i përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në nivel të përgjithshëm të sektorit publik tregon se Maqedonia e Veriut e ka përmbushur në masë prej 67% parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, nga 59% sa ishte në vitin 2014, apo një përmirësim prej 1% në vit.

Në pozitat drejtuese, gjendja është më e vështirë, pasi që niveli përmbushjes së përfaqësimit të drejtë të komuniteteve në pozitat udhëheqëse ishte 54% në vitin 2022, krahasuar me 45% në vitin 2014, përsëri në përmirësim prej 1% në vit.

Sipas Arben Fetait, drejtori i IPP Arbën Xhaferi, arritja e përfaqësimit adekuat kërkon angazhim më serioz nga ana e institucioneve shtetërore. Arben Fetai thotë “Nëse trendi aktual vazhdon, atëherë përfaqësimi adekuat i komuniteteve në fuqinë e përgjithshme punëtore të sektorit publik do të arrihet për 33 vjet, ose rreth vitit 2055. Në pozitat udhëheqëse, përfaqësimi adekuat i komuniteteve do të arrihej pas 46 viteve, apo rreth vitit 2068.”

Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, një projekt i zbatuar nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka mbledhur të dhëna për përfaqësimin e komuniteteve dhe të grave në institucionet publike në periudhën 2014-2022, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit.

Përveç paraqitjes së numrave të përgjithshëm rreth përfaqësimit të drejtë, Barometri llogarit indekse të ndryshme që vlerësojnë përmbushjen e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, në numra unik nga 0-10, të krahasueshëm ndër vite dhe ndërmjet institucioneve. Indekset e përfaqësimit të drejtë kalkulohen sipas strukturës demografike të popullsisë, bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2021. Barometri i Përfaqësimit të Drejtë është i qasshëm në web-faqen e Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi: https://ipp-arbenxhaferi.org/

Previous Post

Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion

Next Post

SHBA padit gjigantin e teknologjisë Apple, kjo është arsyeja

Related Posts

Maqedoni

Fetai: BDI po e kthen fushatën lokale në një referendum fiktiv kombëtar

09/08/2025
Maqedoni

Shpallen zgjedhjet lokale – Durmishi: Shihni “safin” e parë të opozitës dhe gjithçka bëhet e qartë!

09/08/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë mori kompetencat për licencimin e stomatologëve

09/08/2025
Aktuale

Shpallen zgjedhjet lokale, mbahen më 19 tetor 2025

09/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Katër Prioritetet Kryesore për Çairin – Nga kaosi urban deri te Krimi i Organizuar

09/08/2025
Maqedoni

Gruaja nga Gostivari denoncon sulm fizik nga bashkëshorti i pakurorizuar ne Shkup

09/08/2025
Next Post
SHBA padit gjigantin e teknologjisë Apple, kjo është arsyeja

SHBA padit gjigantin e teknologjisë Apple, kjo është arsyeja

Kundër propozimeve të Trump për shkëmbime, Kievi refuzon të lëshojë territore

09/08/2025

“Topi i Artë”/ Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

09/08/2025

Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, në Han të Elezit arrijnë deri në 1 orë

09/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk