Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Për një dekadë, 9 mijë gjimnazistë më pak!

16/05/2023
Për një dekadë, 9 mijë gjimnazistë më pak!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se arsimi i mesëm po mbyll një dekadë që është i detyrueshëm, numri i nxënësve që përfundojnë këtë nivel vijon të ulet çdo vit. Sipas të dhënave zyrtare numri i nxënësve që mbaruan arsimin e mesëm në fund të vitit shkollor 2021-2022 ishte mbi 69 mijë, ose 2.5 për qind më pak sesa një vit më parë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e nxënësve që përfunduan në vitin e parë shkollor të detyrueshëm -2013/2014, diferenca është e madhe mbi 15 mijë nxënës më pak. Minuse të mëdha vërehen tek pjesa shqiptare. Gjatë periudhës dhjetë vjeçare 2012/2013 deri në 2021-2022 numërohen më shumë paralele në gjuhën shqipe, por rreth nëntë mijë nxënës më pak. Që do të thotë se mesatarisht dhjetë vitet e fundit janë regjistruar çdo vit me nga 900 gjimnazistë më pak.

Nga ana tjetër, nëse dhjetë vjet më parë kërkohej të rritej numri i paraleleve në gjuhën shqipe, kërkesat kanë rënë së bashku me numrin e nxënësve dhe të paraleleve që mësohet në shqip. Nga 927 shifrat arritën deri në 976 paralele në vitin shkollor 2020/2021, për t’u reduktuar në vetëm 835 paralele vitin e kaluar shkollor dhe rreth nëntë mijë nxënës më pak në to. Mesatarisht dhjetë vjet më parë në një paralele supozohej të kishe 27,9 nxënës, ndërsa disa vite më vonë reduktimi i numrit të nxënësve u pasqyrua në një mesatare prej 20,2 nxënës në një paralele. Kjo është arsyeja që gjatë viti të kaluar shkollor paralelet në gjuhën shqipe janë vetëm 853 (mesatarisht 20 nxënës në një paralele) ose 143 paralele më pak sesa një vit më parë. Dy vitet e fundit shkollore po ashtu shënojnë një ulje drastike të numrit të nxënësve shqiptarë (minus 2823 nxënës).

Trajektorja në rënie që po ndjek arsimin e mesëm konsiderohet si e pashmangshme nga ndryshimet demografike të dekadës së fundit, reduktimi i lindjeve, emigrimi i popullsisë në shifra të larta jashtë vendit, por edhe lëvizjet brenda vendit (periferi – kryeqytet). E njëjta situatë është edhe në ciklin e ulët. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë vit shkollor u regjistruan në total 255 mijë nxënës në ciklin e mesëm e të ulët, që do të thotë se vetëm brenda një viti, numri i nxënësve të shkollave fillore është ulur për 1550, ndërsa i nxënësve të shkollave të mesme me 1791 më pak. Nëse bëhet një krahasim me dhjetë vjet më parë (në vitin shkollor 2012/2013) ku gjithsej figuronin mbi 285 mijë nxënës, do të thotë se gjatë një dekade shkollat kanë humbur rreth 30 mijë nxënës, ose mesatarisht 3000 nxënës më pak regjistrohen çdo vit. Nëse në Shkup shkollat nuk e ndiejnë ende zbrazjen masive të klasave, në zonat rurale, apo edhe qytete të tjera dallimet në vite janë më të prekshme. Me shkolla gjysmë bosh dhe klasa me 4 nxënës, apo maksimumi 8 nxënës, apo shkolla me një paralele. Në shumë raste zbrazjet bëhen edhe pas përfundimit të semestrit të parë, ose gjatë vitit shkollor kur nxënësit largohen me familjet jashtë vendit. E ndërsa në bankat e shkollave po ulen nga viti në vit gjithnjë e më pak nxënës, e kundërta ndodh me shifrat e personelit mësimdhënës që vjen duke u rritur. Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në shkollat fillore tani ka 2331 mësues më shumë, si dhe 877 profesorë më shumë në shkollat e mesme.

NUMRI I NXËNËSVE NË TOTAL

ARSIMI FILLOR:

2010/ 2011 – 205.817

2015/2016 – 187.019

2020/2021 – 188.625

ARSIMI I MESËM:

2010/2011- 95.154

2015/2016 – 80.827

2020/2021 – 72.228

TOTALI:

2012/2013 – 285 mijë nxënës

2022/2023 – 255 mijë nxënës

(koha.mk)

Previous Post

Siguria nëpër shkolla: Qeveria miratoi 10 rekomandime!

Next Post

Vritet një nxënës shkolle,shkak një konflikt mes adoleshentëve

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Vritet një nxënës shkolle,shkak një konflikt mes adoleshentëve

Vritet një nxënës shkolle,shkak një konflikt mes adoleshentëve

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk