Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Për çfarë përdoren taksat turistike në Zvicër?

12/07/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse jeni duke pushuar në Zvicër, kini parasysh se taksat turistike ndryshojnë shumë në varësi të destinacionit tuaj.

Ndonëse mund të mos jeni të lumtur që ju duhet të paguani taksat turistike – tarifat e vendosura për mysafirët nga hotelet dhe ofruesit e tjerë të akomodimit – mund të ndiheni më mirë duke ditur se ato përdoren për një qëllim të mirë, domethënë për të financuar infrastrukturën dhe objektet në komunitet.

Pagesa e taksës turistike mund t’ju japë gjithashtu të drejtën për përfitime të caktuara – domethënë, të drejtën për të përdorur disa objekte lokale falas ose me një çmim të reduktuar, si transporti publik dhe vizita e vendeve kulturore.

Si vendosen këto taksa?

Ato shtohen automatikisht në faturën e dhomës dhe duhet të paguhen në fund të qëndrimit. Këtë taksë duhet ta paguajnë të gjithë turistët, pavarësisht nëse janë zviceranë apo të huaj.

Në mënyrë tipike, kur rezervoni një hotel ose një lloj tjetër akomodimi, si airbnb, për shembull, shuma e taksës që do të tarifohet tregohet në faqen e internetit të rezervimit. Nëse nuk është, pyesni operatorin se sa është kjo tarifë.

Në varësi të vendit ku shkoni dhe sa kohë qëndroni në destinacionin tuaj, këto tarifa mund të shtohen dhe të zënë mjaft nga buxheti i pushimeve tuaja.

Megjithatë, disa komunitete nuk paguajnë asgjë fare.

Sa saktësisht do të duhet të paguani?

Shuma do të varet nga vendi ku do të qëndroni në Zvicër. Çdo vit, platforma e konsumatorit Comparis publikon taksat turistike në 80 komuna zvicerane.

Lista e këtij viti, e publikuar më 9 korrik, tregon se Saas-Fee (VS) dhe Montreux (VD) ngarkojnë taksat më të larta turistike në vend – 7 franga për natë dhe për person.

Është interesante se Cyrihu dhe Gjeneva, qytetet më të shtrenjta të Zvicrës, paguajnë një taksë turistike relativisht të ulët: përkatësisht 3,50 dhe 3,75 franga, shkruan thelocal.
Anasjelltas, disa komuna në Graubünden dhe Zvicrën qendrore, si Sils (GR) dhe Engelberg (OW) nuk paguajnë asgjë fare.

“Kur bëhet fjalë për taksat turistike, Zvicra mbetet një laramani e tarifave të ndryshme”, ka thënë Adi Kolecic, ekspert i udhëtimeve të Comparis.

Masa e taksës turistike nuk varet vetëm nga vendndodhja, por edhe nga akomodimi ku qëndroni. Shpesh, për shembull, taksa është më e lartë në një hotel me katër yje sesa në një apartament pushimi.

“Dallimet midis taksave turistike nuk janë të habitshme vetëm në shkallë zvicerane: brenda të njëjtit kanton, apo edhe të njëjtës komunë, turistët paguajnë shuma të ndryshme”, u shpreh ai./albinfo

Previous Post

ASK-ja publikon të dhënat – Ja sa banorë ka Kosova

Next Post

Taravari: Nga shtatori, disa specializime do të ndalohen për një vit

Related Posts

Botë

Ndërron jetë në moshën 29-vjeçare mjeshtri i madh amerikan i shahut, Daniel Naroditsky

21/10/2025
Botë

Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

21/10/2025
Botë

Situata në Kosovë, temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

21/10/2025
Botë

Situata në Kosovë, temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

21/10/2025
Botë

Sulmi me dronë ukrainas në fabrikën ruse prek prodhimin e gazit në Kazakistan

21/10/2025
Botë

Sulmi me dronë ukrainas në fabrikën ruse prek prodhimin e gazit në Kazakistan

21/10/2025
Next Post

Taravari: Nga shtatori, disa specializime do të ndalohen për një vit

Aliu – Agai: Në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup për herë të parë u krye një operacion në tru me ndihmën e sistemit të stereotaksisë

21/10/2025

Tronditet skena politike: AKI dhe Levica në prag bashkëpunimi!

21/10/2025

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk