Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë dollarëve në përparësitë e presidentit për mbrojtjen

20/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pentagoni tha se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kursimesh të mundshme, prej 50 miliardë dollarësh, nga buxheti i ardhshëm për vitin fiskal 2026. Kjo shumë, tha Pentagoni, do të shfrytëzohet për të vënë në jetë përparësitë e Presidentit Donald Trump për mbrojtjen kombëtare.

Shqyrtimi i buxhetit mund të shënojë fillimin e përpjekjeve të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të vënë në jetë planet për më shumë investime në Azi-Paqësor dhe për t’i dhënë përparësi sigurimit të kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, si dhe reforma të tjera.

Mbetet e paqartë se si kjo përpjekje do të përputhet me nismën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, që drejtohet nga Elon Musk, për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Një ekip i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, shkurtimisht DOGE, ndërkohë ka filluar të punën në Pentagon, ndërsa punonjësit civilë po përballen me shkurtime të vendeve të punës.

Nënsekretari i Mbrojtjes në detyrë, Robert Salesses, tha se ushtria do të hartojë një listë të kursimeve të mundshme pas shqyrtimit të buxhetit të hartuar nga administrata e mëparshme e Presidentit Joe Biden.

“Synohet për kursime deri në 8% të buxhetit të hartuar nga administrata e Presidentit Biden për vitin fiskal 2026, rreth 50 miliardë dollarë. Kjo shumë do të shfrytëzohet në përputhje me përparësitë e Presidentit Trump”, tha zoti Salesses.

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, u kishte kërkuar të gjitha degëve të Pentagonit që të propozonin shkurtime që arrinin nivelin prej 8% të buxhetit në fjalë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Nga shkurtimet bëhen përjashtime të shumta, mes tyre Komanda e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin, financimi i operacioneve ushtarake përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe mbrojtja ajrore dhe sistemet autonome, tha një nga zyrtarët.

Komandat ushtarake që mbikëqyrin operacionet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nuk përjashtohen nga shkurtimet. Buxheti vjetor i Pentagon është afërsisht 1 trilion dollarë në vit. Në dhjetor, Presidenti Joe Biden nënshkroi një ligj që autorizonte 895 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator.

Sekretari Hegseth është shprehur publikisht se përparësia e Pentagonit është tek siguria kufitare e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimet që paraqet Kina. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë më të përqendruara kryesisht tek siguria në Evropë.

Ndërsa ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë fillon shqyrtimin e të dhënave financiare të Pentagonit, disa punonjës civilë të ushtrisë thanë se kanë filluar të marrin emaile ku thuhet se mund të pushohen nga puna meqenëse ishin punësuar më pak se një vit më parë.

Udhëheqës nga i gjithë spektri politik kanë kritikuar prej kohësh humbjet dhe joefikasitetin në Departamentin e Mbrojtjes. Por demokratët dhe sindikatat e punonjësve civilë kanë thënë se zotit Musk i mungon ekspertiza e duhur për të ristrukturuar Pentagonin. Ata aludojnë se përpjekjet e ekipit të tij rrezikojnë të ekspozojnë programe të fshehta.

Përpjekjet për të anuluar programe të mbrojtjes mund të shkaktojnë kundërshtime mes ligjvënësve, të cilët do të përpiqen të mbrojnë shpenzimet në zonat e tyre zgjedhore./VOA

Previous Post

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Next Post

Kanadaja përfshihet nga moti i ftohtë ekstrem

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Kanadaja përfshihet nga moti i ftohtë ekstrem

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk