Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Pentagoni: Një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi SHBA

03/02/2023
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj për shkak të shqetësimit se copërat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

“Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është survejimi”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, me përplasje për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kinën pas disa ditësh

Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikqyrur atë me avionë ushtarakë amerikanë.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po funksiononte mbi trafikun ajror civil dhe nën “pjesën e jashtme të hapësirës”.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë shqyrtuan mundësinë e rrëzimit të balonës mbi shtetin e Montanësm por përfundimisht rekomanduan kundër një lëvizjeje të tillë për shkak të rrezikut të mundshëm të sigurisë nga copëzat e saj.

Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje me homologët e tyre kinezë.

“Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje,” shtoi zyrtari.

Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha zyrtari.

“Aktualisht, ne vlerësojmë se kjo balonë ka vlerë të kufizuar shtesë nga këndvështrimi i mbledhjes së informacionit të zbulimit, por ne gjithsesi po marrim hapa për t’u mbrojtur kundër mbledhjes së informacionit të ndjeshëm nga zbulimet e huaja”, tha zyrtari./VOA

Previous Post

Mjedrat parandalojnë diabetin dhe kancerin

Next Post

Nën kryesimin e Osmanit, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit

Related Posts

Botë

“Ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente, shpëtuam shumë jetë”: Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë

08/08/2025
Botë

Vance: SHBA-ja s’e ka në plan ta njohë shtetin palestinez

08/08/2025
Aktuale

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së në mbledhje urgjente

08/08/2025
Botë

Franca dënon planin e Izraelit për Gazën

08/08/2025
Botë

Zjarr i madh shkatërrues në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

08/08/2025
Botë

Izraeli jep ultimatumin për qytetarët e Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

08/08/2025
Next Post

Nën kryesimin e Osmanit, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit

“Ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente, shpëtuam shumë jetë”: Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë

08/08/2025

Yll Limani dhuron 10 mijë euro donacion, ja për kë

08/08/2025

Vetura e parkuar lëviz prapa, një person humb jetën

08/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk