Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Pengjet përdorni si ‘mish për top’, CNN publikon dokumentet tronditëse të Hamasit

19/10/2023
Pengjet përdorni si ‘mish për top’, CNN publikon dokumentet tronditëse të Hamasit
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

CNN ka grumbulluar informacione të reja drithëruese dhe detaje mbi sulmin e Hamasit brenda Izraelit, përfshirë video tronditëse të realizuara nga vetë agresorët teksa mësynin shtëpitë izraelite, duke vrarë civilë e më duke u vrarë edhe vetë.

Kërkimet në trupat e tyre të vdekur zbuluan një sërë planesh specifike të betejës, përfshirë këto harta të detajuara të cilat u janë dhënë CNN nga qeveria izraelite. Ato tregojnë komunitetet pranë Gazës, si Kfar Aza, të shënjestruara nga agresorët.

Këto ishin skenat tmerruese brenda, teksa militantët e armatosur regjistronin veten duke lëvizur lirshëm nëpër oborret e shtëpive izraelite.

“Kodi i kuq, kodi i kuq”, dëgjohet në hebraisht teksa Izraeli i përgjigjet të shtënave me armë. Pas sulmit forcat izraelite panë vrima plumbash dhe shenja gjaku dhomë pas dhomë, në atë që duket një masakër e kryer në gjakftohtësi.

“Por ndërsa qindra izraelitë u vranë, disa komunitete arritën të sprapsin agresorët dhe të shpëtonin jetë. Në Kibbutz Mefalsim, gjithashtu pranë Gazës, banorët zbuluan dokumente në trupat e militantëve që vranë, me informacione shqetësuese dhe tepër të sakta mbi shtëpitë e tyre”, shprehet reporteri i CNN, Matthew Chance.

Përfshirë numrin e saktë të rojeve të armatosura atje. “Forcat e mbrojtjes rajonale, të paktën 20 banorë dhe 10 ushtarë”, lexohet në një dokument.

Xhirimet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si militantët vranë një izraelit jashtë gardhit të komunitetit, para se të sprapseshin. Por pavarësisht informacioneve të detajuara mbi shënjestrat e tyre, jo çdo objektiv u arrit.

Zona e afërt e Sa’ad nuk u sulmua, edhe pse në dokumente thuhej se Hamasi synonte të shkaktonte atje një numër maksimal viktimash duke marrë edhe pengje. Një hartë e detajuar rrugore e gjetur tek një tjetër agresor tregon godina individuale në Saad të vlerësuar si të rëndësishme për vlerën ushtarake.

Kuzhina komunale, përshkruhet si vendi kryesor për të mbajtur pengjet. Autoritetet izraelite thonë gjithashtu se kishin gjetur dokumente të tjera që këshillojnë agresorët të vrasin këdo që përbën kërcënim apo tërheq vëmendjen.

Në dokumente kërkohet që pengjet të mbahen larg armëve dhe të përdoren si mish për top. Tel Avivi pretendon gjithashtu se një dokument ku ka referenca ndaj ISIS dhe Al Kaedës, është gjetur tek një militant i vrarë. Atje vlerësohet xhihadi kundër hebrenjve dhe kryqëzorëve.

Previous Post

Kovaçevski: Me masa në kohë dhe korrekte krijojmë një klimë të favorshme biznesi

Next Post

“Momenti më i errët që kam përjetuar”, Neymar thirrje fansave pas dëmtimit: Kam nevojë për ju

Related Posts

Botë

Merz e akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë

06/10/2025
Botë

Franca në krizë të re politike pas dorëheqjes së kryeministrit, tri opsionet e Macron

06/10/2025
Botë

Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi

06/10/2025
Botë

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025
Botë

Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar: Toksina të rrezikshme

06/10/2025
Aktuale

​Izraeli do të deportojë sot në Greqi aktivisten suedeze Greta Thunberg

06/10/2025
Next Post
“Momenti më i errët që kam përjetuar”, Neymar thirrje fansave pas dëmtimit: Kam nevojë për ju

“Momenti më i errët që kam përjetuar”, Neymar thirrje fansave pas dëmtimit: Kam nevojë për ju

I kanë vjedhur pasaportën, Holanda mbetet pa rekordmenin në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit

06/10/2025

Merz e akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë

06/10/2025

Mickoski: LSDM, BDI dhe E Majta kanë dëshirë të verbër për pushtet

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk