Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pendarovski nga komuna e Aerodromit: Mickoski kandidon për kryeministër apo kandidat për gjyqtar apo prokuror?

09/04/2024
Pendarovski nga komuna e Aerodromit: Mickoski kandidon për kryeministër apo kandidat për gjyqtar apo prokuror?
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve kandidati për president nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovskit tha se nga imazhi i Hristijan Mickoskit mund të shohim personalitetin e Nikolla Gruevskit.

Pendarovski kështu tha nga tubimi i mbrëmshëm me qytetarë në lagjen Aerodrom të Shkupit.

“Kemi 33 vjet që jemi shtet i pavarur, mantra e çdo politikani nuk është vetëm në zgjedhje që gjyqësori duhet të jetë i pavarur, gjyqtarët duhet të jenë të pavarur, të gjykojnë vetëm në bazë të Kushtetutës, ligjit, marrëveshjeve ndërkombëtare. E Mickoski thotë në vitin 2024 “do të hetojmë, do ta hetojmë pronën e tij, do ta kontrollojmë ose do ta arrestojmë”. Nuk arrij ta kuptoj nëse është kandidat për kryeministër apo kandidat për gjyqtar, prokuror. Si mundet ti si politikan të shpallësh arrestimin e dikujt?”, pyeti Pendarovski.

Pendarovski iu referua edhe ofertës së kundërshtares së tij Gordana Siljanovska-Davkova.

“Kam treguar se programi im është më i mirë se i saj në 2019 kur fituam zgjedhjet. Nëse programi i saj do të ishte më i mirë, ajo do të kishte fituar zgjedhjet. Dhe tani ka një ndryshim tjetër midis programit tim dhe të saj. Programi i saj është i padukshëm, ajo është zhdukur. Klikoni në internet dhe më tregoni ku është programi i saj? E imja është e dukshme, e saja është e padukshme, kështu që nuk mund të krahasojmë diçka që ju shihni dhe diçka që nuk është aty, që është iluzion”, tha Pendarovski.

Kandidati për president Pendarovski para të pranishmëve tha se ka arritur pothuajse gjithçka që ka premtuar pesë vjet më parë, duke shtuar se prioritet kryesor në mandatin e ri do të jetë vetingu i plotë i njerëzve në gjyqësor, por edhe në politikë.

“Duhet të pajtohemi dhe tash e tutje të japim një premtim publik se nëse marrim besimin tuaj, detyra jonë e parë duhet të jetë një verifikim i thellë dhe gjithëpërfshirës i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe neve politikanët”, tha Pendarovski.

Para qytetarëve, Pendarovski bëri thirrje që më 24 prill të votohet për numrin 1 dhe më 8 maj të vërtetohet fitorja dhe shteti të ecë përpara.

Previous Post

FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Ajova të SHBA-së

Next Post

Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

Related Posts

Maqedoni

Toshkovski nuk ka dyshime se aktualisht po kryhen përgjime të paligjshme

07/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Kultura është themeli mbi të cilin ndërtohet një komb

07/09/2025
Maqedoni

Shpërthen zjarr në Rashtak, janë përfshirë edhe shtyllat elektrike! Rrezikohen objektet

07/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Është lëshuar në përdorim një pjesë e re e autostradës Kërçovë – Ohër, kjo është një dëshmi e fortë se Maqedonia po ecën përpara

07/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

07/09/2025
Maqedoni

Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik:Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

07/09/2025
Next Post
Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

​Vajza e Bill Gates ndahet nga nipi i Paul McCartney

07/09/2025

​Khloe Kardashian e Tristan Thompson bashkohen për ditën e parë të shkollës së vajzës së tyre

07/09/2025

Martohet djali i Arnold Schwarzenegger

07/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk