Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

PBEJL-ja,iniciativa e tretë me të cilën kryeson Maqedonia e Veriut këtë vit

21/09/2023
PBEJL-ja,iniciativa e tretë me të cilën kryeson Maqedonia e Veriut këtë vit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL), ishte nikoqir në mëngjesin e punës së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të iniciativës, e cila u mbajt në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (KBR).

Në fokus të debatit ishte procesi i integrimit europian i vendeve të Europës Juglindore, i parë nga prizmi i agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës, i cili ka ndikim të thellë në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit europian.

Duke iu referuar motos së kryesimit të Maqedonisë së Veriut me iniciativën – “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”, Osmani ka shqyrtuar prioritetet e kryesimit tonë. Ndër të tjera, forcimi i demokracisë, pajtimi, bashkëpunimi rajonal dhe përshpejtimi i integrimeve euroatlantike.

Duke pasur parasysh se PBEJL-ja është iniciativa rajonale më gjithëpërfshirëse në Europën Juglindore, Osmani thekson domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët, për të gjitha çështjet me interes jetik për rajonin.

Para kolegëve dhe të ftuarve të pranishëm, ai prezantoi konceptin “Më shumë integrim para anëtarësimit” për kandidatët dhe kandidatët potencialë për anëtarësim në BE, i cili parasheh përfitime konkrete gjatë procesit të negociatave para anëtarësimit formal.

“Presim që Bashkimi Europian të dalë së shpejti me një plan të ri rritjeje që duhet të na ndihmojë neve si kandidatë për të ringjallur procesin, për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar reformat që janë gjithashtu të shtrenjta për t’u zbatuar. Qëllimi është që ekonomitë tona të kenë rritje më të madhe ekonomike, gjë që kërkon mbështetjen e shteteve anëtare të PBEJL-së, të cilat janë edhe anëtarë të BE-së, si dhe integrimin progresiv në tregun e përbashkët, i ndjekur nga rritja e pjesëmarrjes në institucionet e BE-së. , theksoi Osmani.

Maqedonia e Veriut është kryesues i PBEJL-së, në periudhën 1 korrik 2023 – 30 qershor 2024, si kryesia e tretë, pas asaj 2000-2001 dhe 2012-2013.

Previous Post

Fatmir Limani: Drin Ahmeti me xhip 200 mijë Euro para SORAVIA-s. Zajazi nuk ka kanalizim (VIDEO)

Next Post

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Related Posts

Osmani me kryeministrin Xhaferi dhe zv/kryeministrin Mariçiq në stacionin mobil për dokumente udhëtimi në Bruksel
Maqedoni

Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia renditet e 42-ta

15/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fusha e re e basketbollit në Gazi Babë është fillimi i një vizioni për rininë dhe Çairin e së ardhmes

15/10/2025
Maqedoni

Elmazi emocionohet nga mikpritja në Semenisht: “Semenisht breh çka paske bo!”

15/10/2025
Aktuale

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të takohet me kreun shtetëror

15/10/2025
Maqedoni

Kasami në TV21: Do të ndërtojmë teleferikun për në Kodrën e Diellit, pishina, salla, shkolla dhe shumë bulevarde të reja

15/10/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

15/10/2025
Next Post
Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Osmani me kryeministrin Xhaferi dhe zv/kryeministrin Mariçiq në stacionin mobil për dokumente udhëtimi në Bruksel

Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia renditet e 42-ta

15/10/2025

Mexhiti: Fusha e re e basketbollit në Gazi Babë është fillimi i një vizioni për rininë dhe Çairin e së ardhmes

15/10/2025

Elmazi emocionohet nga mikpritja në Semenisht: “Semenisht breh çka paske bo!”

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk