Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri të Shqipërisë

11/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht rritjes së numrit të hyrjeve të turistëve të huaj në Shqipëri, sezoni turistik veror në bregdet nuk po reflekton pritshmëritë.

Turistët e huaj nuk po preferojnë pushimet klasike me plazh, por eksplorimin me kosto të ulët.

Kjo ka sjellë mungesë fluksi në hotele gjatë javëve, me frekuencë më të madhe vetëm në fundjava, duke detyruar shumë struktura hoteliere të ulin çmimet me 10–25% dhe të intensifikojnë reklamimin online.

Të paktën ky është përfundimi në të cilin arrin “Monitor.al” pasi kontaktoi me operatorë turistikë, struktura hoteliere si dhe krahasoi të dhënat në platformat e Booking dhe Airbnb për të parë çmimet këtë sezon, duke marrë çmimet mesatare më të ulëta dhe më të larta për një strukturë akomoduese të regjistruar formalisht dhe të kategorizuar.

Sipas të dhënave të artikullit të publikuar këtë të dielë, më 10 gusht, arsyet kryesore të rënies së kërkesës për pushime në bregdet janë: Mungesa e turistëve nga Kosova (veçanërisht shtresa e mesme), për shkak të liberalizimit të vizave dhe zhvlerësimit të euros; Largimi i pushuesve shqiptarë drejt destinacioneve më ekonomike jashtë vendit; Ndryshimi i profilit të turistit të huaj, që kërkon eksperienca të ndryshme, jo vetëm plazh; Hyrja në treg e strukturave të reja akomoduese që kanë rritur konkurrencën dhe kanë ulur çmimet.

Tabela e çmimeve të hoteleve për një natë dhe e shezloneve sipas zonave:

Ksamili & Saranda: Ulje çmimesh me 10–25% për shkak të mungesës së rezervimeve dhe shtimit të apartamenteve me qira.

Borshi & Qeparoi: Të vetmet me rritje çmimesh për shkak të kërkesës së lartë.

Vlora & Himara: Reflektim i konkurrencës me ulje të ndjeshme çmimesh deri në 50% në mesataren e sipërme.

Durrësi & Golemi: Rezistojnë më mirë, me raport të mirë çmim/shërbim dhe fokus te turizmi i organizuar.

Velipoja & Shëngjini: Mbështeten nga “turizmi patriotik” (Kosova). Çmimet mbeten ekonomike, por është shtuar segmenti i shtrenjtë me rritje të lehta çmimesh./Monitor.al

Previous Post

VLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme

Next Post

Boksieri shqiptar nga Kumanova rreh në mes të Zyrihut djalin e Arkanit

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

30/10/2025
Shqipëri

Digjet skema mashtruese e shqiptarit për të bërë 8 fëmijë shtetas britanikë, dënohet me burg (FOTO)

30/10/2025
Aktuale

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës temperatura deri në 21 gradë

30/10/2025
Shqipëri

Rama shpërndanë deklaratën e Rubin: Liria ka emër

29/10/2025
Aktuale

Kasami: Deklarata ime për Kërçovën u nxor nga konteksti dhe u keqinterpretua

29/10/2025
Shqipëri

Tërmet në Tiranë, lëkundjet vazhduan për disa sekonda

29/10/2025
Next Post

Boksieri shqiptar nga Kumanova rreh në mes të Zyrihut djalin e Arkanit

VLEN: Zijadin Sela i etur për vemendje!

30/10/2025

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

30/10/2025

Nga lufta në Kosovë te udhëheqja në Walmart: Historia frymëzuese e Zekije Hasanit

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk