Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pas vetos së presidentes Davkova, Ligji për mbrojtjen e fëmijëve shkon në përpunim

06/01/2025
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e nënshkroi Dekretin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontroverse. Qeveria fillimisht do ta përpunojë atë, e më pas do t’ia dorëzojë Kuvendit brenda afateve ligjore. Por, kanë pësuar reagimet e subjekteve politike. BDI-ja mosnënshkrimin e dekretit nga presidentja e kanë konsideruar si sulm i hapur ndaj gjuhës shqipe dhe një përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtëpi të përbashkët. Jemi të zhgënjyer edhe nga heshtja e atyre bashkëqytetarëve që shohin, por nuk reagojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, kjo është një çështje e vlerave të këtij shteti. Vlerat e vërteta nuk maten me atë se sa ulet tjetri, por me atë se sa mund të rritemi së bashku, me respekt dhe mirëkuptim. Bashkëjetesa nuk është dobësi, por forcë. Ndryshimet nuk janë pengesë, por pasuri.”, – thuhet në komunikatën e BDI-së.

LSDM-ja ka kërkuar nga Qeveria që të heqë dorë tërësisht nga ndryshimet në Ligjin kontrovers për mbrojtjen e fëmijëve.

“E mirëpresim mosnënshkrimin e dekretit nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, me të cilin u hap kjo mundësi, dhe kërkojmë që Qeveria të tërhiqet nga synimet e saj për shkak të dispozitave kontradiktore që përmban. Neni 9 dhe neni 10 i Projektligjit për ndryshime të propozuara nga Qeveria nënkuptojnë futjen e licencave dygjuhëshe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Është e diskutueshme që ky segment rregullohet me një ligj tjetër që rregullon përdorimin e gjuhëve, si dhe me Kushtetutën e vendit.”, thanë nga LSDM.

Sipas Ligjit për Kuvendin, nëse presidentja vendos mos të nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi e rishqyrton ligjin në përputhje me Rregulloren e Punës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të tij. Gjatë rishqyrtimit të ligjit, amendamentet mund të sillen vetëm në lidhje me nënshkrimin e presidentit të shtetit. Nëse gjatë rishqyrtimit Kuvendi e miraton ligjin me së paku 61 vota, kryetarja Siljanovska-Davkova është e obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij. Kujtojmë se ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve u miratuan më 24 dhjetor ku për këtë ligj votuan 63 deputetë.

Previous Post

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova

Next Post

3 javë asnjë gjurmë nga ish zv/kryeministri Artan Grubi, i cili tha se shkoi për vizitë private, por nuk u kthye më në Maqedoni

Related Posts

Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025
Maqedoni

Jovan Bozhinovski emërohet drejtor në Klinikën e Neurologjisë

13/10/2025
Maqedoni

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

13/10/2025
Maqedoni

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

13/10/2025
Next Post

3 javë asnjë gjurmë nga ish zv/kryeministri Artan Grubi, i cili tha se shkoi për vizitë private, por nuk u kthye më në Maqedoni

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk