Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pas tragjedisë së djeshme, për sot në ora 13 është paralajmëruar protestë në Koçan

17/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për sot në orën 13 është paralajmëruar protestë në parkun e qytetit në Koçan, e cila po përhapet në rrjetet sociale dhe vjen pas aksidentit ku humbën jetën 59 persona.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.

Në një postim ku shkruuan “Dorëheqje menjëherë kolektive!!!” thuhet se qytetarët kërkojnë ndryshime konkrete.

“Do të luftojmë për qytet pa punësime partiake, për institucionet që funksionojnë, për polici që është këtu për ne, për shërbime inspektimi që do të kryejnë detyrën, për hapësirat publike që do të jenë të sigurta dhe të pastra. Protesta është për drejtësi, për secilin prej nesh, për çdo viktimë që kemi humbur dhe për të gjithë ne që jetojmë çdo ditë këtë qytet”, thuhet në thirrjen për protestë.

Nga aty shtojnë se është e nevojshme të rishikohet rregullsia e të gjitha objekteve hotelierike, veçanërisht picerive që kanë zgjeruar dhe legalizuar tarracat e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Kafenetë që kanë zgjeruar ambientet e tyre në të gjithë zonën tregtare dhe makinat e parkuara në trotuare, të cilat bllokojnë rrugën e këmbësorëve, na krijojnë rreziqe. Nuk duhet të harrojmë se nuk respektohet ndalimi i hedhjes së mbetjeve nga komunat e tjera në deponi, ku ,me shoqërim policor lejohet lejohet hedhja e mbeturinave në të njëjtën”, thuhet në njoftim.

Në zjarrin e ndodhur dje kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

Në mëngjesin e sotëm, Prokuroria Publike ka njoftuar se janë duke vazhduar seancat për caktimin e paraburgimit për personat e dyshuar për zjarrin në diskotekën e Koçanit.

Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa Prokuroria ka nisur një procedurë verifikimi për 11. Prej tyre, tashmë për tetë persona është bërë propozim për ndalim afatshkurtër, ndërsa tre të tjerët janë ende të shtruar në spital në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve të mëparshme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Siç njoftoi mbrëmë prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski, deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndër të cilët edhe një nga organizatorët e ngjarjes, ndërsa ka konfirmuar se në intervistë informative është thirrur edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital. Katër persona janë shtruar në spital deri më tani – dy anëtarë të grupit, djali i pronarit të diskotekës dhe menaxheri i personit juridik që menaxhonte diskotekën.

Previous Post

Futbollisti Lazarov nuk është i vetmi, edhe dy sportistë të tjerë humbën jetën në zjarrin tragjik në Koçan

Next Post

VMRO i reagon Ademit: Lufta kundër krimit nuk ka ngjyrë apo përkatësi etnike, por për BDI-në dhe LSDM-në ka

Related Posts

Maqedoni

Alarmi për bombë në Aeroport, arrestohet 26 vjeçari

21/08/2025
Maqedoni

Shtatë vatra zjarri po digjen sonte në Maqedoni

21/08/2025
Maqedoni

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Maqedoni

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

21/08/2025
Maqedoni

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

21/08/2025
Maqedoni

Yll Limani ndezi natën në Shkup me një koncert të paharrueshëm

21/08/2025
Next Post

VMRO i reagon Ademit: Lufta kundër krimit nuk ka ngjyrë apo përkatësi etnike, por për BDI-në dhe LSDM-në ka

Shkëndija mund kampionët e Bullgarisë dhe hedh hapin e parë drejt kualifikimit në Europa Leagua

21/08/2025

Turqia mbyll portet për anijet izraelite

21/08/2025

Nuk përmbahet Remzie Osmani, kë po e thumbon?

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk