Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pas T Phone, vjen T Tablet

21/08/2023
Pas T Phone, vjen T Tablet
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

  • Makedonski Telekom e bën teknologjinë 5G të disponueshme për të gjithë me T Tabletët dhe T Phones e rinj të përditësuar
  • Me ekran prej 10,4 inçësh dhe kohëzgjatje të baterisë deri në 13 orë, T Tablet është i përkryer për striming, argëtim, kërkim dhe mësim në lëvizje.

Makedonski Telekom si pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom është e përkushtuar që ta zgjerojë lidhjen 5G për abonuesit e saj, pavarësisht nëse bëhet fjalë për investime në infrastrukturë, sigurim të rrjetit, zhvillimin e tarifave apo disponueshmëri të pajisjeve.

Mbulimi me 5G, i cili deri në fund të vitit do të jetë 70%, na sjell më pranë një të ardhmeje të vërtetë digjitale. Shtrirja e gjerë dhe shpejtësitë e jashtëzakonshme të teknologjive të gjeneratës së pestë lejojnë qasje momentale dhe të vazhdueshme në të gjitha burimet e nevojshme për një jetë të lidhur. Dhe ndërsa rrjeti 5G bëhet gjerësisht i disponueshëm, hendeku në rritje midis atyre që munden dhe atyre që nuk mund t’i lejojnë vetes pajisje 5G po rritet gjithnjë e më shumë.

Lansimi i T Tabletit të ri me çmim të disponueshëm do t’i mundësojë popullatës më të gjerë qasje drejt mundësive që i hap teknologjia 5G në më shumë fusha, nga argëtimi deri tek arsimi.

Pajisja ka ekran prej 10, 4 inçësh, me mundësi për eSIM, kamerë të parme prej 8 MP dhe opsion deponimi prej 128GB apo 2TV me Micro SD.

Tableti T, ashtu si T Phone, është rezultat i partneritetit të Dojçe Telekomit me Google, i krijuar për të ofruar qasje 5G për të gjithë – dhe është një kombinim i shkëlqyer i harduerit, softuerit dhe rrjetit. Pajisja përfshin qasje në Google Kids Space, Google Entertainment Space dhe si përfitim shtesë 100 GB hapësirë ​​ruajtëse në renë kompjuterike të Google One, për një periudhë prove tremujore.

“Ne jemi krenarë që T Tableti i ri i bashkohet familjes së pajisjeve 5G të disponueshme për të gjithë, së bashku me T Phone dhe T Phone Pro. Me këto pajisje, gjithnjë e më shumë nga klientët tanë mund të shijojnë mundësitë e panumërta të rrjetit tonë 5G i cili zgjerohet gjithnjë e më shumë. Ne jemi të përkushtuar t’i lidhim të gjithë, kudo, jo vetëm me rrjetin më të mirë, por edhe me pajisje të disponueshme, sepse besojmë në një shoqëri digjitale të barabartë dhe përdorim të gjerë të teknologjisë” – deklaroi Emilia Andonovska, Drejtoreshë kryesore për abonuesit privatë.

 

Së bashku me lançimin e T Tabletit të ri, Makedonski Telekom i prezenton edhe modelet e reja të përditësuara të T Phone dhe T Phone Pro: me ngjyra të reja – „Blu hënore“ (T Phone Pro) dhe „Gri pluhuri“ (T Phone), ROM memorie dyfish më shumë, NFC të T Phone, kamerë të parme të T Phone dhe Android 13 në dy pajisjet.

T Tableti dhe modelet e reja të përditësuara të T Phone dhe T Phone Pro, gjithashtu me çmime të volitshme, do të dalin në shitje nga 24 gushti, si dhe një sërë aksesorësh të rinj të markës T, si: këllëfet e telefonit ose kufjet pa tela me një funksion të anulimit aktiv të zhurmës.

Prezantimi i këtyre pajisjeve 5G në tregun tonë është pjesë e planit për futjen e produkteve ndërkombëtare në tregjet ku është prezente Dojçe Telekom – të cilat përveç në Maqedoni do të jenë të disponueshme edhe në: Austri, Kroaci, Çeki, Gjermani, Hungari, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Sllovaki dhe SHBA.

Specifikimet e plota

Т Tablet
Ekrani10,36” FHD; 2000×1200; 60Hz; raporti 15:9
Kamera e pasmePjesa e pasme: Sistem me kamerë të dyfishtë 8MP kryesore + 2MP thellësi
Kamerë e parmeSelfi kamerë prej 8MP
Rritje digjitalePo
MadhësiaEkrani prej 10,4 inçësh
Rezoluta2000*1200, ~ 220ppi
Procesori dhe çipsetiMediaTek Dimensity 700 / Octa Core – 2* 2,2GHz + 6*2GHz
Sistemi operativAndroid 13
NgjyraGri e errët
Bateria7000 mAh
Bateria mund të ndërrohet
RAM/ROM6GB/128GB (Micro SD 2TB)
LTE DL/UL390/150
5GPo
VoLTE dhe VoWiFijo (nuk ka mbështetje zanore)
WIFIWiFi 5
NFCNuk ka
BT5.1
МодемMT6833
Karikim i shpejtë15W (5V3A)
SIM/MCSIM i dyfishtë; eSIM+ Nano SIM + Mikro SD slot
AOB2 përditësime të Android sistemit operativ

4 vjet mirëmbajtje e mbështetjes softuerike (MR)

3 vjet Google SMR mujor, vitin e 4 SMR tremujor

Dimensione157,1 * 247,6 * 7,85 мм
Mbrojtje nga uji dhe pluhuriIP 52
Pesha488 gr

 

Karakteristikat e përmirësuara në krahasim me edicionin 2022 të theksuara me ngjyrë magenta:
  T PhoneT Phone Pro
Ekrani6,52 “ HD + w/2,5D qelq6,82 “ HD + w/2,5D  qelq
KameraAna e pasme : 50MP, 2MP, 2MP + LED

Ana e parme: 8MP

2K @ 30 fps video

Ana e pasme: 50MP, 5MP, 2MP, 2MP

Ana e parme: 16MP

2K @ 30fps video

Rritje digjitalePajisjet mbështesin rritje digjitale dhe të dyja pajisjet kanë makro kamerë të veçantë.
Memoria4GB RAM / 128GB ROM / deri 2 TV SD kartelë6GB RAM / 256GB ROM /  deri 2 TV SD kartelë
Bateriaprej 4500 mAh / 26 orë VoLTE kohë për bisedaprej 5000 mAh / 25 orë VoLTE kohë për biseda
Bateria mund të ndërrohet
SIM/MCSIM + MCSIM + MC
SiguriaHapja me fytyrë, sensor për gjurmën e gishtitHapja me fytyrë, sensor për gjurmën e gishtit
Mbrojtje nga uji dhe pluhuriIP52IP52
NFC/BluetoothPoPo
Karikim pa telNuk kaPo, 10W
Karikikim i shpejtëPo, 15WPo, 15W
Sistem operativAndroid 13Android 13
ÇipsetMediaTek Dimensity 700 / Octa Core – 2* 2,2GHz + 6*2GHzMediaTek Dimensity 700 / Octa Core – 2* 2,2GHz + 6*2GHz
Cilësia e audiosTë dyja pajisjet mbështesin specifikime për cilësi HD Voice dhe EVS.
NgjyraGri pluhurBlu hëne
Dimensione166,6 X 76,4 X 8,76 mm173,92 X 77,4 X 8,99 mm
Pesha195 gr214 gr
Mund të riparohetPoPo
Previous Post

Selmani: Është fakt i pamohueshëm që Izet Mexhiti do t’i marrë vota BDI-së, por sa dhe ku, do të mbetet të shihet

Next Post

Plani sekret i Mickoskit?

Related Posts

Aktuale

Aliu dhe Mickoski vizitojnë Klinikën për ORL: Investime moderne për shëndetësi më cilësore

01/08/2025
Aktuale

Aliu: Themelohet shkolla fillore “Azem Marana” në fshatin Moranë

01/08/2025
Aktuale

Presidentja Siljanovska thërret Këshillin e Sigurisë

01/08/2025
Aktuale

Moti me diell dhe vranësira të vogla lokale, temperatura deri në 34 gradë

01/08/2025
Aktuale

Aksident tragjik në autostradën Tetovë–Shkup, tre të vdekur dhe një fëmijë i lënduar!

31/07/2025
Aktuale

Revizioni zbulon dobësi serioze në punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV-së në vitin 2023

31/07/2025
Next Post
Plani sekret i Mickoskit?

Plani sekret i Mickoskit?

Mexhiti takon Shoqatën e Pensionistëve të Çairit

01/08/2025

E rëndë! Punëtori 36-vjeçar i kopshtit zoologjik sulmohet për vdekje nga një leopard

01/08/2025

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa iki nga Kosova”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave që kërcënuan kryeministrin

01/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk