Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Pas Putinit, kryeministri hungarez do të takohet me Trump?

11/07/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet këtë të enjte me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në shtëpinë e vet në Florida, raporton Reuters.

Agjenda e plotë e takimit të tyre nuk dihet, por sipas njërit prej burimeve të Reuters, lufta në Ukrainë do të jetë ndër temat e bisedës mes tyre.

Orbani, mbështetës i kamotshëm i Trumpit, i vizitoi befasi Kievin, Moskën dhe Pekinin, për bisedime të cilat ai i ka paraqitur si “mision i paqes”.

Takimi i tij në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka zemëruar në veçanti disa prej vendeve aleate të NATO-s, të cilat thanë se vizita e tij u dha ligjshmëri pretendimeve të Putinit për territorin e uzurpuar ukrainas prej se Rusia e nisi pushtimin më 2022.

Orbani ndodhet në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s këtë javë.

Lajmi për takimin mes Orbanit dhe Trumpit u raportua për herë të parë nga Bloomberg.

Në muajt e fundit, zyrtarët e jashtëm kanë kërkuar vazhdimisht takime me Trumpin dhe këshilltarët e tij kryesorë, në përpjekje për të diskutuar për politikën e tij të jashtme, nëse ai e mposht presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Sondazhet tregojnë se Trumpi ka një epërsi të gjerë kundër Bidenit.

Një këshilltar i tij, Keith Kellogg, u takua me disa zyrtarë të jashtëm të nivelit të lartë në margjinat e samitit të NATO-s, Reuters raportoi këtë javë.

Orbani u takua me Trumpin për herë të fundit në fillim të marsit. Pas atij takimi, kryeministri nacionalist i ofroi mbështetje Trumpit në garën për president./REL

Previous Post

Pritjes i erdhi fundi, Ylli dhe Dhurata lansojnë EP-in

Next Post

BDI: Mbështesim dhe kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

Related Posts

Botë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët amerikanë të falsifikuar

01/08/2025
Botë

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

01/08/2025
Botë

SpaceX nis ekuipazhin ndërkombëtar prej 4 anëtarësh në ISS

01/08/2025
Botë

Putin: Nuk duhet të ketë pritshmëri të larta për bisedimet e paqes

01/08/2025
Botë

Çmimet e naftës bien nën 70 dollarë, tarifat amerikane në fokus

01/08/2025
Botë

Trump nxjerr nëndetëset bërthamore pas deklaratave të ish-Presidentit rus: Fjalët shpesh çojnë në pasoja të paparashikueshme

01/08/2025
Next Post

BDI: Mbështesim dhe kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

Gjyqtarë sllovakë në ndeshjen Shkëndija – Qarabagh, një emër i madh në qendër në Baku!

02/08/2025

FC Shkupi në qendër të një skandali të ri?

02/08/2025

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk