Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Pas protestave – grevë para Qytetit të Shkupit! A do të ketë kallëzime penale për drejtorinë e NP “Parqe dhe Gjelbërime”?!

14/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kallëzime penale për udhëheqjen e NP “Parqe dhe Gjelbërim” dhe grevë para Qytetit të Shkupit bashkë me familjet, paralajmërojnë rreth 60 të punësuar në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar “Florakom” dhe “Luna”, kompani të lidhura me Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërim”. Ata për herë të katërt, me bllokadë të bulevardit Ilinden, protestojnë për dy paga të papaguara, për shkak të të cilave nuk kanë as sigurim shëndetësor. Sindikata me akuzë për presione ndaj të punësuarve.

“Gjatë ditës së djeshme u përballën me presione nga udhëheqësia e NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup që të mos dalin në protestë, gjegjësisht të mos kërkojnë realizimin e të drejtës për pagesën e pagave. Që nga e hëna, për shkak se me mosshlyerjen e pagave dhe sigurimit shëndetësor për të punësuarit në këto dy kompani dhe për familjet e tyre u rrezikohet shëndeti, ne do të paraqesim kallëzime penale dhe padi përkatëse kundër drejtuesisë, gjegjësisht drejtorit të NP “Parqe dhe Gjelbërim”, tha Stojançe Kashikovski – kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Hotelerisë, Turizmit dhe Komunales.

Të punësuarit janë të revoltuar që ende nuk u paguhen pagat megjithëse para dy javësh ishin miratuar subvencione prej 80 milionë denarësh nga Qyteti i Shkupit. Vendimin se çfarë do të bëjnë më tej dhe nëse do të ketë grevë të përgjithshme do ta marrin të hënën.

“Nuk e përjashtojmë që në të ardhmen bllokadat t’i bëjmë para Qytetit të Shkupit dhe bashkë me të punësuarit të dalin edhe familjet e tyre. Gjithashtu, nëse nuk gjendet zgjidhje gjatë ditës së nesërme, gjegjësisht nuk u paguhen pagat, të punësuarit do të vendosin, dhe ne si sindikatë, nëse do të thërrasim – gjë që na lejon Ligji për ndërmarrje publike – edhe ndërmarrjet e tjera publike për një grevë solidariteti”, shtoi Stojançe Kashikovski – kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Hotelerisë, Turizmit dhe Komunales.

Nga Sindikata theksuan se deri tani të punësuarit i kryenin detyrat e punës, por do të ndalojnë nëse hyjnë në grevë të përgjithshme. Situata mund të ndërlikohet nëse me ta solidarizohen edhe rreth 700 të punësuar në “Parqe dhe Gjelbërim”.

Previous Post

Dhitë “zjarrfikëse” në Spanjë – po ‘luftojnë’ me zjarret

Next Post

Kushtetuesja hap lëndë për numrin e këshilltarëve komunal

Related Posts

Aktuale

Vihet nën kontroll zjarri në Oktis, ndërhyhet edhe me “Air tractor”

14/08/2025
Maqedoni

VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

14/08/2025
Aktuale

Kushtetuesja hap lëndë për numrin e këshilltarëve komunal

14/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të jem shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike!

14/08/2025
Maqedoni

Vihet në funksion qarkorja që lidh Ohrin dhe Strugën, Maqedoninë dhe Shqipërinë

14/08/2025
Aktuale

Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë

14/08/2025
Next Post

Kushtetuesja hap lëndë për numrin e këshilltarëve komunal

E rëndë në Maliq, vritet me thikë një 14-vjeçar

14/08/2025

Granit Xhaka vlerësohet menjëherë te Sunderland-i, klubi anglez i beson rolin e rëndësishëm mesfushorit shqiptar për sezonin e ri

14/08/2025

Vihet nën kontroll zjarri në Oktis, ndërhyhet edhe me “Air tractor”

14/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk