Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Pas më shumë se 4 vitesh, hapet tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit

26/12/2023
Pas më shumë se 4 vitesh, hapet tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit
0
SHARES
259
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se 4 vitesh është hapur tuneli i Murrizit. Kryeministri Edi Rama ishte në terren ku pa nga afër finalizimin e ndërtimit të tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit.

Tashmë janë bashkuar të dyja anët e tunelit pas gërmimesh intensive në kushte të vështira gjeologjike me vetëm 2 metra avancim në ditë.

Fundjavën e shkuar u bë i mundur bashkimi i të dy anëve të kantiereve.

“Gjatësia e këtij tuneli është 3789 metra. Për të thënë të drejtën, ka qenë një vepër infrastrukturore jashtëzakonisht sfiduese pasi gjeologjia ka qenë totalisht e paqëndrushme”, tha ministrja Balluku.

Por edhe pse punimet kanë zgjatur shumë më shumë se sa ishin parashikimet për shkak të gjeologjisë që karakterizon zonën ku u planifikua tuneli, ministrja Belinda Balluku garanton se nuk ka asnjë qindarkë shtesë nga kontrata fillestare.

“Janë thënë shumë për kosto ekstra, për kosto të fshehura. Ne nuk kemi pasur asnjë kosto tjetër”, shprehet Balluku.

Edhe Rama dhe Balluku flasin për të mirat e partneritetit me kompaninë private në këtë projekt që sipas tyre nëse do të ishte bërë krejtësisht me paratë e buxhetit të shtetit, kostot do të rëndonin shumë.

“I ngeli kostoja kompanisë, por nëse ne këtë nuk do e kishim bërë me PPP por do e kishim bërë me buxhet shteti, këtu nuk dilej nga tuneli për nja 15 vjet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesi i kompanisë Gjoka që po ndërton këtë rrugë, jep 2024-ën si afatin e përfundimit të punimeve.

Tuneli i Murrizit është segmenti i fundit i papërfunduar i Rrugës së Arbrit, pjesa tjetër është hapur për qarkullimin e automjeteve më 28 Nëntor të 2021.

Previous Post

Zekolli: Reagimet kundër VV, manifestim frike nga humbja e pushtetit (VIDEO)

Next Post

Aktakuzë ndaj 23 zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti në pikën kufitare ‘’Qafë Morinë’’

Related Posts

Aktuale

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16/08/2025
Shqipëri

16/08/2025
Botë

Trump i shkruan letër Begajt

15/08/2025
Shqipëri

E rëndë në Maliq, vritet me thikë një 14-vjeçar

14/08/2025
Shqipëri

37 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

13/08/2025
Shqipëri

Delvina përballë flakëve, mbi 1 mijë banorë evakuohen

13/08/2025
Next Post
Aktakuzë ndaj 23 zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti në pikën kufitare ‘’Qafë Morinë’’

Aktakuzë ndaj 23 zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti në pikën kufitare ‘’Qafë Morinë’’

Dafina s’ka të ndalur, ky lajm do t’i gëzoj shumë fansat e saj

16/08/2025

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025

Pretendent për “Topin e Artë”, Yamal shënon supergol me Barcelonën në javën e parë të kampionatit

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk